Aktualitet

E RËNDË NË SHKODËR/ Tri të vrarë për parcelat e kanabisit, gazetari Artan Hoxha jep emrat: Sapo e konfirmova, janë kushërinj me njëri-tjetrin, Policia në kërkim të trupave (DENONCIMI)

Gazetari Artan Hoxha shkruan se tre persona, kushërinj me njëri-tjetrin, janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe se dyshohet se janë vrarë për shkak të parcelave të kanabisit.
Featured image of article: E RËNDË NË SHKODËR/ Tri të vrarë për parcelat e kanabisit, gazetari Artan Hoxha jep emrat: Sapo e konfirmova, janë kushërinj me njëri-tjetrin, Policia në kërkim të trupave (DENONCIMI) Artan Hoxha dhe foto ilustruese
Përditësuar:

SHKODËR- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar një vrasje të trefishtë në fshatrat e Shkodrës. Ai shkruan se tre persona, kushërinj me njëri-tjetrin, janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe se dyshohet se janë vrarë për shkak të parcelave të kanabisit. Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, dyshohet se janë vrarë, ndërkohë që pas denoncimit të familjarëve forcat e Policisë kanë zbarkuar në terren dhe janë në kërkim të trupave të tyre. Sipas burimeve, më 3 tetor pasdite rreth orës 15:00 janë dëgjuartë shtëna dhe tre të rinjtë nuk janë kthyer më në shtëpi duke vënë alarmin tek familjarët. Duke marrë parasysh “turin” e tij nga jugu në veri nëpër parcelat me kanabis, gazetari Hoxha dyshon se tre kushërinjtë e zhukur janë viktimë e parcelave me kanabis, që janë në fazën e fundit të pjekjes. Ndërkohë që lidhur me rastin nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarje e rende ne Malesine e Madhe..
Policia ne kerkim per trupat e 3 personave, dyshohen te jene vrare per parcelat me kanabis… Sa here qe kanabisi gjelberon kodrat dhe malet Shqiperise, sigurisht pas tij, nuk vijne vetem milionat per boten e krimit dhe zyrtaret e korruptuar deri ne palce. Bashke me kanabizimin, vijne dhe viktimat e pazareve te prishura apo hesapeve te pambyllura. Ndersa javet e fundit, po e qarkoja territorin e vendit, nga jugu ne veri, per te dokumentuar situaten me kanabisin, ajo qe i trembesha me shume, ishin pikerisht, viktimat e ketij narko-operacioni. Sot pasdite me njoftuan se dy persona nga fshati Vrith dyshohen te jene vrare prane nje parcele me kanabis. Largesia nga Shkodra, e vendit ku dyshohet te kete ndodhur ngjarja, ma beri me te veshtire marrjen dhe konfirmimin e informacionit.  Por dhjetera forca policore ishin drejtuar qe ne oret e para te dites ne zonen e Razmes, ku dyshohej te kishte ndodhur krimi. Vetem pak minuta me pare munda te konfirmoj plotesisht se kemi te bejme me nje ngjarje me permasa tragjike. Konkretisht me datë 3 tetor 2020, rreth orës 15:00, jane degjuar te shtena me arme zjarri nga banore te zones. Fillimisht eshte dyshuar se te shtenat kane ardhur nga persona, qe kane kultivuar parcela me lende narkotike ne disa zona te thella, ne fshatin Vrith. Duke patur parasysh se bima eshte ne fazen e pjekjes perfundimtare, parcelat ruhen nga roje te armatosur per te mbajtur larg grabitesit e kanabisit.  Por pak ore pas te shtenave eshte konstatuar se tre persona, te aferm dhe kusherinj me njeri tjetrin, jo vetem nuk jane kthyer ne banesat e tyre, por jane zhdukur pa humbur gjurme. Menjehere ka nisur kerkimi i te zhdukurve nga familjaret e tyre, dhe kur nuk jane gjetur, eshte kerkuar ndihma e policise.  Nga burime zyrtare konfirmohet se personat e zhdukur prej 36 oresh, jane shtetasit, Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe. Ndersa dy shtetasit e tjere, jane Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt… Nga deklarimet e familjareve, deshmitareve dhe banoreve te zones, policia dyshon se keta shtetas jane vrare ne nje zone te thelle dhe trupat e tyre nuk jane gjetur ende. Kerkimet ne terren prej Komisariatit te Malesise se Madhe, trupave shtese te ardhura nga Drejtoria e Policise Shkoder dhe te afermve te viktimave, po vazhdojne edhe gjate nates…

(k.m./dosja.al)

Një Koment në “E RËNDË NË SHKODËR/ Tri të vrarë për parcelat e kanabisit, gazetari Artan Hoxha jep emrat: Sapo e konfirmova, janë kushërinj me njëri-tjetrin, Policia në kërkim të trupave (DENONCIMI)

  1. Turp per Shqipetaret qe dikush ka thene qe Shqiptarve mos ju shpallni lufte vetem lini te varfer dhe ata dota vrasin njeri tjetrin,Shtet i koruptuar te parit ne bote edhe ky shtet mendon qe dikur te anetaresohet ne BE haroni se kjo nuk dote ndodhe.

Shto Koment