Aktualitet

E rëndë në Maqedoni/ Humbin jetën dy vëllezërit shqiptarë pasi i zuri dheu poshtë, plagoset një tjetër

Dy vëllezër shqiptar humbën jetën dhe njº tjetër mbeti i plagosur, pasi i zuri poshtë një masiv dheu.
Featured image of article: E rëndë në Maqedoni/ Humbin jetën dy vëllezërit shqiptarë pasi i zuri dheu poshtë, plagoset një tjetër Foto nga vendi i ngjarjes

MAQEDONI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Çair të Maqedonisë, ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur, pasi po kryenin disa punime për hapjen e një kanali, i cili u shemb dhe zuri poshtë tre personat.

Mësohet se viktimat janë vëllezërit shqiptarë, Mensur Mustafa dhe Abdulkerim Mustafa, përkatësisht 26 dhe 28 vjeç. Ndërsa, i plagosur ka mbetur një 54-vjeçar që është nxjerrë nga kanali dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Babai i dy vëllezërve shqiptarë ka tentuar ti shpëtojë djemtë, por fatkeqësiht nuk ia ka dalë dot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kur arritëm në vendin e ngjarjes, na thanë se dy persona janë të vdekur për këtë shkak edhe më shumë rëndësi i dhamë njërit i cili ishte ende i gjallë dhe për fat të mirë arritën që ta nxjerrim në bashkëpunim me disa qytetarë të cilët i kuptonin këta situata. Këto intervenime duan shumë durim, nuk mund të ndërmerr diçka që do ta dëmtojë personin i cili është në rrezik. Duhet durim. Ju vetë e vërejtët se vetë qytetarët bëjnë panik por kemi eksperiencë dhe në bashkëpunim me disa qytetarë ia dolëm”-tha Nuredin Mustafa, komandant në Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment