Aktualitet

E rëndë në Itali/ Tre shqiptarë bëjnë për spital emigrantin, i grabisin dhe 450 euro

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Vaprio d’Adda dhe se viktima është identifikuar si një 27-vjeçar pakistaneze, të cilin shqiptarët pasi e kanë rrahur keq, i kanë grabitur edhe 450 euro.
Featured image of article: E rëndë në Itali/ Tre shqiptarë bëjnë për spital emigrantin, i grabisin dhe 450 euro Policia Italiane

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Itali ku tre të rinj shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë qenë të dehur kanë rrahur me grushta një të huaj në Itali.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Vaprio d’Adda dhe se viktima është identifikuar si një 27-vjeçar pakistaneze, të cilin shqiptarët pasi e kanë rrahur keq, i kanë grabitur edhe 450 euro.

Ka qenë një kalimtar ai qëi ka dhënë ndihmën e parë të riut e më pas ka njoftuar policinë dhe ambulancën. Këta të fundit pasi e kanë mjekuar e kanë transportuar në urgjencën e spitalit San Gerardo, ku u konstatua traumë në kokë dhe në fytyrë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat kanë raportuar se viktima i njihte agresorët, ndërkohë karabinierët po përpiqen të kuptojnë pse viktima kishte një shumë kaq të madhe parash me vete.

Burimi:.virgilio.it

(A.K.dosja.al)

Shto Koment