
GREQI– Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e çuditshme ka ndodhur në Greqi ku një pacient grek 76-vjeçar ka humbur jetën pasi një 60-vjeçar shqiptar i ka hequr prizën e respiratorit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në spitalin Erithros Stavros në Athinë, ku infermierët janë shokuar kur kanë gjetur 76-vjeçarin e vdekur.
Duke kërkuar shkaqet e vdekjes, ata zbuluan se ishte hequr priza e respiratorit, veprim i cili u bë nga pacienti shqiptar sepse e bezdiste zhurma e vazhdueshme.
Sipas News.gr, një hetim policor është duke u zhvilluar për vdekjen 76-vjeçarit i cili ishte shtruar në spital me koronavirus, për të cilin po shqyrtohet një version i veprës penale.
(d.a/dosja.al)