Bota

E rëndë! Në depresion për shkak të varfërisë, burri mbyt në kanal 4 fëmijët. Nuk i blinte dot rrobat e Bajramit

Ai i nxori fëmijët e tij me pretekstin e pazarit të Bajramit dhe i hodhi në kanal.
Featured image of article: E rëndë! Në depresion për shkak të varfërisë, burri mbyt në kanal 4 fëmijët. Nuk i blinte dot rrobat e Bajramit Foto nga vendi i ngjarjes

INDI-Një burrë vrau katër fëmijët e tij, tre vajza dhe një djalë, duke i hedhur në një rrjedhë uji në Faisalabad, në zonën Bandala të qytetit Indian.

Ai i nxori fëmijët e tij me pretekstin e pazarit të Bajramit dhe i hodhi në kanal. Burri është marrë në paraburgim pas ankesës së gruas së tij. Ai pranoi se kishte hedhur katër fëmijët e tij, duke përfshirë tre vajza dhe një djalë në kanalin Bhakhi, pas së cilës ka filluar një kërkim për të nxjerrë trupat e tyre sipas mediave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia tha se burri bëri hapin ekstrem për shkak të varfërisë pasi ai nuk kishte burime për të blerë fëmijëve të tij rroba të reja për festën e Bajramit, Eidul Fitr.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment