
LONDËR-Një ngjarje e rëndë është raportuar në Londër. Sipas DailyMail, bëhet e ditur se një makinë ka përplasur 5 këmbësor, të cilët janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Shërbimet e urgjencës, duke përfshirë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në zonën e Stamford Hill, ku kanë bërë transportimin e katër prej personave në spitalin e traumës në gjendje më kritike për jetën, ndërsa njëri prej tyre u dërgua në spital me plagë më të lehta.
Në videon e bëra publike, shfaqet makina e shkatërruar, e cila është përplasur. Deri më tani policia ka thënë se nuk ka dyshime për sulm terrorist.
Video e plotë:
Gjithashtu, një zëdhënës, emri i të cilit nuk bëhet me dije ka thënë se deri më tani askush nuk është arrestuar, por hetimet po vijon për zbardhjen e plotë të rastit.
“Një makinë raportohet të ketë hipur në trotuar dhe të ketë goditur 5 këmbësor. Ne presim një azhurnim për çdo dëmtim. Në këtë fazë të hershme, ky incident nuk po trajtohet si i lidhur me terrorin. Hetimet janë duke vazhduar; asnjë arrestim nuk është bërë,”-ka thënë ai.
(k.a/dosja.al)