Aktualitet

E RËNDË në Dibër! Zhduken tre punëtorë të minierës “Balgjaj”, njëri gjendet i vdekur pas pesë orësh kërkime, miqtë i presin me zemër të ngrirë, Imeraj: Ka shembje masive brenda

  • Njëri vdiq brenda, dalin FOTOT prekëse, miq e familjarë të minatorëve presin dy të tjerët
  • Gjendet i vdekur një nga punëtorët në Dibër
  • Zhduken dy punëtorë dhe një inxhinier i minierës “Balgjaj” në Dibër. Njëri prej tyre gjendet i vdekur pas pesë orësh kërkime. Inxhinieri quhet Ismail Hoxha. Nuk dihet cili prej tyre ka vdekur. Kryebashkiaku Imeraj lajmëron se brenda në minierë ka pasur një shembje masive.
    Featured image of article: E RËNDË në Dibër! Zhduken tre punëtorë të minierës “Balgjaj”, njëri gjendet i vdekur pas pesë orësh kërkime, miqtë i presin me zemër të ngrirë, Imeraj: Ka shembje masive brenda Foto nga Dibra

    DIBËR– Tre punëtorë të minierës “Balgjaj” në Dibër kanë humbur kontaktet me familjen e tyre mbrëmjen e sotme, pasi kanë mbetur të bllokuar brenda galerisë. Policia njoftoi se në orën 18:15, është njoftuar nga familja e inxhinierit që nuk kishte kontaktuar me familjen prej orësh të tëra, dhe kanë nisur kërkimet.

    Sami Hoxha, vëllai i njërit prej të zhdukurve, Ismail Hoxha, me profesion inxhinier, ka dhënë alarmin për këtë ngjarje të rëndë. Ai ka rrëfyer para policisë se i vëllai, bashkë me dy punëtorë të tjerë, nuk ishin kthyer në shtëpi ditën e sotme, dhe kanë humbur kontaktet prej orësh të tëra.  

    Policia ka mbërritur në ambientet e minierës, por dyert e galerisë i ka gjetur të mbyllura. Ndërsa sendet e inxhinierit 62-vjeçar dhe të dy punëtorëve të tjerë, bashkë me celularët e tyre, i kanë gjetur të paprekura në dhomën e ndërrimit. Pas më shumë se pesë orësh kërkime, grupet e avari shpëtimit kanë krijuar kontakt me një prej minatorëve, por fatkeqësisht, kishte ndërruar jetë. Nuk dihet nëse i ndjeri është inxhinieri Hoxha apo një nga dy punëtorët e tjerë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Familjarë, miq e të afërm, janë mbledhur në dhomën e ndërrimit e teksa mbajnë në duar sendet personale të punëtorëve të zhdukur, presin ndonjë lajm të mirë për dy shokët e tjerë. Kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj u shpreh se nga informacionet e para që ka në minierën e Balgjajt ka një shembje masive. Lajm ky, që e rëndon situatën në Dibër. Kërkimet vijojnë ende.  

    (f.m/dosja.al)

    • 23:29

      Njëri vdiq brenda, dalin FOTOT prekëse, miq e familjarë të minatorëve presin dy të tjerët me sendet personale në duar, kryebashkiaku Imeraj: Brenda ka shembje masive

      Fotot që po shikoni vijnë nga miniera e “Balgjatit”, në Dibër, aty ku është dhënë alarmi për zhdukjen e tre punëtorëve mbrëmjen e sotme, ndërkohë që është raportuar se njëri ka vdekur. Të afërm, familjarë e miq të tre punëtorëve janë mbledhur në dhomën ku bëhet ndërrimi, dhe me sendet personale të minatorëve në duar, presin ndonjë lajm për dy të tjerët. Në një prononcim për AbcNews, Kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj u shpreh se nga informacionet e para që ka në minierën e Balgjajt ka një shembje masive.“Nuk kemi informacione shumë të sakta, po presim grupet hetimore, ka një shembje masive në minierë,”- tha ai.

    • 23:18

      Mbeti brenda minierës bashkë me dy kolegët, gjendet i vdekur një nga punëtorët në Dibër

      Një prej punëtorëve që mbetën të bllokuar në minierën e Dibrës ka ndërruar jetë. Mësohet se pak orë pasi autoritetet ishin vënë në kërkim të tre punëtorëve të zhdukur në minierën e “Balgjatit”, njëri prej tyre ka vdekur, nga asfiksia.

    • 21:24

      Njoftimi i policisë

      Njoftimi i policisë: Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15,  shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,  se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat  mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit. Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera,  për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

    Një Koment në “E RËNDË në Dibër! Zhduken tre punëtorë të minierës “Balgjaj”, njëri gjendet i vdekur pas pesë orësh kërkime, miqtë i presin me zemër të ngrirë, Imeraj: Ka shembje masive brenda

    1. Hello dear colleagues, we offer to place free of charge data about your company in the online business directory "All business Online."
      To do this, you need just to leave the application on our website and our managers will contact you at time which is convenient for you
      to refine the details. Accommodation in our reference book – these are thousands of new potential customers and partners.
      You will need exactly one minute to leave an application:
      https://bit.ly/35DzW5G
      Success in business!

    Shto Koment