Rajoni

E rëndë! Gjendet e pajetë brenda shtëpisë  87 vjeçarja, dyshohet se e ekzekutoi e bija

Sipas autoriteteve dyshohet se aktin e ka kryer e bija e cila ishte me probleme mendore, pasi ajo është gjetur pranë të së ndjerës. Kjo e fundit është arrestuar për 48 orë, deri sa të bëhen ekspertizat mjekësore.
Featured image of article: E rëndë! Gjendet e pajetë brenda shtëpisë  87 vjeçarja, dyshohet se e ekzekutoi e bija Foto Ilustruese

GJAKOVË– Gjatë ditës së sotme, në Komunën e Gjakovës, është gjetur pa shenja jete një grua e moshës 87-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur policia ku njofton se viktima ishte gruaja me inicialet M.R.

Sipas autoriteteve dyshohet se aktin e ka kryer e bija e cila ishte me probleme mendore, pasi ajo është gjetur pranë të së ndjerës. Kjo e fundit është arrestuar për 48 orë, deri sa të bëhen ekspertizat mjekësore.

Njoftimi i Policisë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot rreth orës 12:00 në Rr.”Sabrije Vokshi”-në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjetur pa shenja jete personi M.R.–lindur 1933. Pranë trupit të viktimes ishte e shtrirë vajza e tij T.R – lindur 1962, e cila është me te meta mentale. Rastit i janë pergjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekedore, dhe mjeku ka konstatuar vdekjen. Viktima kishte lendime në kokë dhe dorë, por lendime kishte dhe vajza, dhe për kete arsye ekziston dyshimi i arsyeshem se vrasese potenciale mund të jetë vajza. E njejta është hospitalizuar në Spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik. Me vendim të prokurorit të dyshuarës ( vajzés) I është caktuar masa -ndalim policor prej 48 orësh. Trupi i pajetë është derguar ne IML -e per obdukcion”.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment