Bota

E rëndë/ E shtyu në shinat e trenit, humb jetën djali 8-vjeçar në Frankfurt

Një djalë 8-vjeçar ka vdekur ditën e sotme në Frankfurt, pasi një person identiteti i të cilit akoma nuk është mësuar e ka shtyrë atë në shinat e trenit. Ai ndodhej sëbashku me të ëmën në stacionin qendror të trenit në Frankfurt, por ajo s’ka mundur ta shpëtojë.
Featured image of article: E rëndë/ E shtyu në shinat e trenit, humb jetën djali 8-vjeçar në Frankfurt Pamje nga stacioni qendror ne Frankfurt ku u vra 8-vjeçari

FRANKFURT –Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e somte në Frankfurt të Gjermanisë, ku një fëmijë 8-vjeçar ka mbetur i vdekur nën shinat e trenit.

Djali 8-vjeçar ndodhej  sëbashku me nënën e tij në stacionin qendror të qytetit gjerman teksa i dyshuari e ka shtyrë në shinat e trenit.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit që i mori jetën të miturit duke e shtyrë në shinat e trenit.

Ndërkohë nëna 40-vjeçare e të ndjerit ka arritur të shpëtojë veten, pa u dëmtuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Djali 8-vjeçar i plagosur, iu nështrua një operacioni të vështirë menjëherë pasi mbërriti në spital, por nuk ia arriti të mbijetojë.

Ky incident ka paralizuar trafikun hekurudhor në Frankfurt.

Marrë dhe përshtatur nga abc27news

A.C/Dosja.al 

Shto Koment