Bota

E rëndë/ Dy alpinistë vdesin gjatë ngjitjes në Everest, shkak u bë lodhja

Alpinisti zviceran Abdul Waraich, 40 vjeç, vdiq pranë majës së malit pasi arriti aty dhe pësoi rraskapitje, ndërsa amerikani Puwei Liu, 55 vjeç, u ndihmua të lëvizte pasi ai pësoi verbëri dëbore dhe lodhje, ai humbi jetën në Kampin 4, që është kampi më i lartë para majës.
Featured image of article: E rëndë/ Dy alpinistë vdesin gjatë ngjitjes në Everest, shkak u bë lodhja Foto Ilustruese

NEPAL-Dy alpinistë të huaj nga SHBA dhe nga Zvicra kanë ndërruar jetë në malin Everest teksa po bënin alpinizëm dhe lajmi është bërë i ditur nga organizatori i ekspeditës së tyre Chhang Dawa Sherpa.

Alpinisti zviceran Abdul Waraich, 40 vjeç, vdiq pranë majës së malit pasi arriti aty dhe pësoi rraskapitje, ndërsa amerikani Puwei Liu, 55 vjeç, u ndihmua të lëvizte pasi ai pësoi verbëri dëbore dhe lodhje, ai humbi jetën në Kampin 4, që është kampi më i lartë para majës 8.848.86 metra, raportojnë mediat.

Nepali lejoi këtë vit alpinistët të kthehen në Everest dhe majat e tjera të Himalajës pasi mbylli alpinizmin për shkak të pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar. Këtë vit, qeveria lëshoi 408 leje për Everest, një numër rekord.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qindra alpinistë përpiqen të arrijnë majat më të larta të botës në Nepal. Sezoni komercial zhvillohet nga prilli deri në maj çdo vit dhe mesatarisht rreth pesë alpinistë vdesin çdo vit në majën më të lartë të botës.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment