Politike

E RËNDË/ Denoncimi i fortë, Vojo Bregu: Vëllai i kryetarit të PS në Vorë po blen tani vota në fshatin Gjokaj, me 100 mijë lekë

Në një reagim në rrjetet sociale, Bregu thotë së blerja e votave po ndodh sonte në Vorë, në fshatin Gjokaj.
Featured image of article: E RËNDË/ Denoncimi i fortë, Vojo Bregu: Vëllai i kryetarit të PS në Vorë po blen tani vota në fshatin Gjokaj, me 100 mijë lekë Vojo Bregu

TIRANË– Vojo Bregu, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë ka denoncuar se sonte, disa orë para nisjes zyrtare të procesit të votimit, shitblerja e votave vazhdon.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bregu thotë së blerja e votave po ndodh sonte në Vorë, në fshatin Gjokaj. Blerësi në fjalë është vëllai i kryetarit të PS, Rexhep Shehi, Enver Shehi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

DENONCIMI I PLOTË:

Ne keto momente shtetasi Enver Shehi, vellai i Rexhep Shehit, kryetar i Partise Socialiste Gjokaj, bashkia Vore, eshte duke blere vota me 100 mije leke ne fshat.
Shtetasi Spartak Muka punonjes i OSHEE, dje dhe sot eshte duke blere vota per Partine Socialiste ne Gerdec dhe Marqinet.
I bej thirrje Policise se Shtetit te marre masa te menjehershme per te ndaluar keto krime elektorale qe po ndodhin ne bashkine e Vores
I bej thirrje qytetarve te Vores qe te refuzojne keta bandite qe po perpiqen te blejne te ardhmen e tyre.
(F.g/dosja.al)

Shto Koment