Aktualitet

E RËNDË/ 26-vjeçarja humb ndjenjat në furgon, i paralizohen duart dhe trupi, dëshmitarët shokojnë me arsyen: Bënte botoks shumë shpesh, para dy orësh doli nga klinika, është dhe vapë…

VIDEO
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, vajza në fjalë bënte shumë shpesh botox (një ndërhyrje estetike që eliminon rrudhat), dhe vetëm dy orë para se të humbte ndjenjat, ajo kishte bërë seancën e fundit.
Featured image of article: E RËNDË/ 26-vjeçarja humb ndjenjat në furgon, i paralizohen duart dhe trupi, dëshmitarët shokojnë me arsyen: Bënte botoks shumë shpesh, para dy orësh doli nga klinika, është dhe vapë… Foto nga ngjarja
Përditësuar:

DURRËS– Një vajzë, 26 vjeçe ka humbur ndjenjat teksa udhëtonte bashkë me një mikeshën e saj, me një furgon të linjës Tiranë-Durrës. Dosja.al mëson se teksa furgoni ecte, në zonën ku ndodhet Mrikaj, vajza në fjalë është ndjerë keq, i janë paralizuar duart dhe i ka rënë të fikët.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, vajza në fjalë bënte shumë shpesh botox (një ndërhyrje estetike që eliminon rrudhat), dhe vetëm dy orë para se të humbte ndjenjat, ajo kishte bërë seancën e fundit.

Një student mjekësie, e ndodhur në këtë furgon i ka dhënë ndihmën e parë 26-vjeçares dhe është shprehur se temperaturat e larta dhe ndërhyrjet që ka bërë, mund të jenë bërë shkak për gjendjen e të resë.

Dëshmitarët, e pyetur nga Dosja.al tregojnë se fillimisht 26-vjeçares i janë paralizuar duart, më pas fytyra, që nuk e lejonte të fliste dhe në fund i ka rënë të fikët.

Bënte botoks shumë shpesh, para dy orësh bëri seancën e fundit. Është edhe shumë vapë këtu,”- shprehen ata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Asaj i është hedhur ujë i ftohtë dhe me mjete rrethanore, të pranishmit janë munduar që ta bëjnë të reagojë. Më pas ka mbërritur ambulanca dhe ka vijuar me trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Të pranishmit, tregojnë gjithashtu se brenda furgonit ishte edhe shumë nxehtë. Duke qenë se jemi në periudhë pandemie, nuk lejohet ndezja e kondicionerëve dhe kjo gjë e përkeqëson gjendjen shëndetësore të përsonave që mund të kenë probleme të tjera.

Gjithsesi, mbetet e paqartë nëse vajzës i ka ardhur paraliza për shkak të botoksit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment