Politike

E rekomanduat ju futjen e Hotit në qeverisje? Rama: S’jam dhe aq i zgjuar, ka politikanë që duan të drejtojnë gjithë Ballkanin, por unë s’jam…

VIDEO
Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e tij të përbashkët me Avdullah Hotin, Rama tha se nuk mendon se është edhe aq i zgjuar dhe se nuk është detyra e tij që të komandojë politikën në Kosovë.
Featured image of article: E rekomanduat ju futjen e Hotit në qeverisje? Rama: S’jam dhe aq i zgjuar, ka politikanë që duan të drejtojnë gjithë Ballkanin, por unë s’jam… Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se mund të ketë politikanë që duan të drejtojnë të gjithë Ballkanin por që nuk e shikon veten si një prej tyre.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e tij të përbashkët me Avdullah Hotin, Rama tha se nuk mendon se është edhe aq i zgjuar dhe se nuk është detyra e tij që të komandojë politikën në Kosovë.

Pjesë nga konferenca

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: I rekomanduat Hotit për përfshirjen në qeverisje?

Rama: E di që ka politikanë që duan të drejtojnë gjithë Ballkanin, por unë nuk jam ndër ata. Unë nuk kam asnjë të drejtë dhe nuk marr përsipër që t’ju tregoj miqve dhe kolegëve në Kosovë se çfarë duhet të bëjnë për atë që është detyra e tyre. Nuk mendoj se jam aq i zgjuar. Edhe pse duhet ta pranoj se në hapësirën shqiptare ka shumë individë kanë zgjuarsi supreme që mund të drejtojnë edhe botën. Është e drejta dhe detyra e tyre. A e zgjerojnë, a e ngushtojnë qeverinë, është e drejta dhe detyra e tyre. Nuk jap mend për këtë punë dhe të bëj komente në këtë drejtim. Kam komentuar dhe mund të komentoj veprime dhe vendime të caktuara kur lidhen me marrëdhëniet apo interesat e shqiptarëve në aspektin e përballjes me Serbinë në këtë luftë të ftohtë politike.

Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës së përbashkët që kryeministri Edi Rama pati me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti ka ardhur sot në Tiranë. Kjo është vizita e tij e parë që pas marrjes së detyrës së kryeministrit, e cila vjen menjëherë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prishtinë. Dosja.al ka zbardhur axhendën e kryeministrit të Kosovës, i cili mësohet se do të zhvillojë takime me  Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment