Bota

E reja italiane bën fushatë për ndërgjegjësimin e personave me Covid: Unë kam kancer, por ti je problemi im

Martina Luoni është një 26-vjeçare e diagnositkuar me kancer që ka realizuar një video në rajonin e Lombardisë në mënyrë që të sensibilizojë qytetarët që nuk respektojnë masat e Covid që janë vendosur.
Featured image of article: E reja italiane bën fushatë për ndërgjegjësimin e personave me Covid: Unë kam kancer, por ti je problemi im Martina Luoni
ITALI- Një e re nga Italia është bërë pjesë e një fushate ndërgjegjësuesë për njerëzit që nuk respektojnë masat e vendosura anti-Covid. Martina Luoni është një 26-vjeçare e diagnositkuar me kancer që ka realizuar një video në rajonin e Lombardisë në mënyrë që të sensibilizojë qytetarët që nuk respektojnë masat e Covid që janë vendosur.
Në videon e realizuar Martina ka thënë se problemi më i madh i saj janë njerëzit e pandërgjegjshëm që nuk respektojnë masat anti-Covid dhe që nuk vendosin maskë në momentet që dalin nga shtëpia se sa sëmundja vdekjeprurëse që ka.
“Unë kam kancer, por problemi im i vërtetë je ti. Ju që nuk vendosni maskë, ju që kaloni më shumë kohë jashtë sesa në shtëpi, ju që nuk kujdeseni për rregullat. A nuk e kuptoni që kjo është mënyra e vetme për të mos mbushur spitalet?”, ka thënë ajo.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 1,066,401 persona, ndërsa 43,589 kanë humbur jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(I.A/dosja.al)

Shto Koment