Rajoni

E refùzoi 2 herë, presidenti Thaçi s’heq dorë, fton sërish në takim Albin Kurtin

Takimi, nëse Kurti pranon, do të mbahet ditën e nesërme në Presidencë rreth orës 10:00.
Featured image of article: E refùzoi 2 herë, presidenti Thaçi s’heq dorë, fton sërish në takim Albin Kurtin Hashim Thaçi dhe Albin Kurt

KOSOVË– Pas dy ftesave të rèfuzuara, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dërguar një tjetër ftesë për takim kreut të Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurtit.

Takimi, nëse Kurti pranon, do të mbahet ditën e nesërme në Presidencë rreth orës 10:00.

Gazeta Express ka siguruar letrën që Thaçi i ka dërguar Kurtit, ku thuhet se do të ndërmerren hapat për formimin e Qeverisë së Kosovë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Andaj me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsultativ, me datën 31 dhjetor 2019, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesën e Thaçit drejtuar Kurtit.

Disa ditë më parë, Thaçi e ka ftuar dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte parashikuar që të mbahej në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti e refuzoi këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment