Politike

E quajti media “kazan”, Shefi i Zërit të Amerikës i përgjigjet Ramës: Raportimet e VOA-s, të paanshme

Shefi i seksionit të Euro-Azisë në VOA, Elez Biberaj, i është përgjigjur kryeministrit, Edi Rama, pasi e quajti "Zërin e Amerikës" media "kazan".
Featured image of article: E quajti media “kazan”, Shefi i Zërit të Amerikës i përgjigjet Ramës: Raportimet e VOA-s, të paanshme Shefi i seksionit të Euro-Azisë në VOA, Elez Biberaj dhe kryeministri, Edi Rama

Para pak ditëve “Zëri i Amerikës” publikoi një artikull me përgjimet e Krimeve të Rënda përkundrejt disa prej zyrtarëve më të lartë të PS-së e qeverisë, ku këta të fundit ishin të implikuar në shitjen e vendeve të punës në administratën e burgjeve.

Por, siç duket, kjo gjë nuk nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrit Rama, i cili ka reguar në mënyrë të paprecedentë, duke e ka cilësuar “Zërin e Amerikës”, si një “media kazan”. Ndërkohë, nga ana tjetër VOA i është kundërpërgjigjur Ramës, duke deklaruar se gjithmonë ka ofruar raportime të sakta dhe të paanshme, përsa i përket zhvillimeve në Shqipëri. Kjo deklaratë ka ardhur nga shefi i seksionit të Euro-Azisë në VOA, Elez Biberaj.

Deklarata e plotë e Elez Biberaj

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimi Shqiptar i “Zërit të Amerikës”, ka ofruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme për zhvillimet në Shqipëri dhe unë qëndroj plotësisht pas integritetit dhe gjykimit të këtyre lajmeve. Shërbimi Shqiptar, me krenari vazhdon misionin e Zërit të Amerikës për të prodhuar gazetari me vlerë të jashtëzakonshme në mbështetje të lirisë dhe demokracisë si dhe fuqizimin e audiencës së saj me lajme dhe informacione të sakta, objektive të balancuara, në mënyrë që ata të mund të marrin vendime për të informuar.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment