Showbiz

E quajti kur*ë, Dasara tregon përballjen me Gerta Shinon pas sherrit të bujshëm dhe kërcënimet: I thashë s’të mbaj mëri, më gërvishtin shpesh makinat

VIDEO
E ftuar në “Mes yjesh”, Dasara tha se e kishte takuar Shinon në një komcert që organizoi Capital T, “Time Capsule”, në Tiranë.
Featured image of article: E quajti kur*ë, Dasara tregon përballjen me Gerta Shinon pas sherrit të bujshëm dhe kërcënimet: I thashë s’të mbaj mëri, më gërvishtin shpesh makinat Gerta Shino dhe Dasara Karaiskaj

TIRANË– Gazetarja Dasara Karaiskaj ka treguar së fundmi përballjen që ka pasur me Gerta Shinon, ish-banoren e Big Brother, me të cilën pati një bum kundërpërgjigjesh, para dy vitesh nëpërmjet rrjeteve sociale.

E ftuar në “Mes yjesh”, Dasara tha se e kishte takuar Shinon në një komcert që organizoi Capital T, “Time Capsule”, në Tiranë.

Kur ka ardhur Capital T në Tiranë për “Time Capsule”, organizoi një festë private me VIP-a. Rasësisht në tavolinë kisha këtë vajzën. I dhash dorën dhe i thash nuk të njoh! Ajo tha, më njeh, i thash nuk të njoh, dhe kur ajo m’u prezantua e kuptova se ishte pikërisht kjo vajza që kishte bërë namin nëpër portale. I thash, dëgjo, njerëzit nuk e kuptojnë që unë nuk u mora me ty, u mora me fenomenin. Të kam harruar, nuk mbaj mëri,”- tregon Dasara.

Momenti në minutën 11:00

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyshja u përplasën në vitin 2018, pas një videoje që publikoi gazetarja në rrjetet sociale, teksa pozonte me Roza Latin, Në momentin që pas tyre, u shfaq një grua që po pastronte, vajzat bënë ironi dhe kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Shino. Përmes një reagimi, ish-banorja e Big Brother i quajti kur*a Dasara Karaiskajn dhe Roza Latin, teksa shtoi se mund të pir*eshin të dyja.

Më pas erdhi edhe një kundërpërgjigje nga Karaiskaj, e cila shtonte se Shino, mund ta kishte mamin pastruese dhe prandaj është indinjuar. Ish-banorja e Big Brother shtoi se e ëma e saj ka tetë vite që ka vdekur dhe se kjo replikë, tregoi anën më të keqe të gazetares. Gjithsesi, gjërat mbetën me aq, deri në sqarimin dhe përballjen në concert, siç tregoi dhe sot, Dasara.

Gjatë intervistës, gazetarja Dasara Karaiskaj u pyet edhe nëse ka pasur kërcënime nga VIP-at shqiptarë, duke qenë se ajo i thotë gjërat troç dhe deklaroi se jo, por që mund t’i kenë gërvishtur makinat.

“Makinat i gjej herë pas here të gërvishtura, por kjo është s’ke ç’i bën gomarit i bie samarit. Ndodh ndonjëherë që i gjej makinat të gërvishtura, por jam edhe pak e pakujdesshme, i parkoj keq dhe ndoshta prandaj ka ndodhur. Por jo jo, asnjëherë nuk kam pasur kërcënime”– u shpreh Dasara.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment