Bota

“E quajti klloun.” Miliarderi kinez që kritikoi Xi Jinping për koronavirusin, është nën hetim

Një miliarder kinez që kritikoi Presidentin Xi Jinping për trajtimin mbi epideminë e koronavirusiT, tashmë është nën hetim, thanë autoritetet e Pekinit në një deklaratë të shkurtër ditën e djeshme.
Featured image of article: “E quajti klloun.” Miliarderi kinez që kritikoi Xi Jinping për koronavirusin, është nën hetim Miliarderi kinez, Ren Zhiqiang.

KINË– Ren Zhiqiang, një miliarder i njohur në Kinë kishte lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë kinezë, por sot ai po përballet me akuzat për kryerjen e “shkeljeve serioze” të ligjit dhe rregullave të Partisë Komuniste, pasi kritikoi sugjermin e Presidentin Xi Jinping rreth trajtimit të Covid-19.

Në deklaratë nuk jepen detaje të tjera në lidhje me akuzat që janë hedhur kundër Ren, por 69-vjeçari kinez shpesh herë ka qenë i hapur në kritikat për politikën kineze, më tepër nga sa lejohet zakonisht në një shtet komunist si Kina.

Ren,  ish-kryetar i një prone shtetërore, u zhduk në mes të marsit, sipas miqve të Ren, ky i fundit është zhdukur për t’u  mbrojtur nga autoritetet. Zhdukja e tij erdhi pasi ai dyshohej se ka shkruar një ese mjaft kritike në fillim të marsit ku kritikonte përgjigjen e Xi për epideminë e koronavirusit.

Unë nuk pashë një perandor që qëndronte atje për të ndihmuar vendin, por një klloun që insistoi të ishte një perandor.”- shkroi Ren.

Miliarderi vazhdoi të akuzojë Partinë Komuniste se vendos interesat e veta mbi sigurinë e popullit kinez, për të siguruar sundimin e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pa një media që përfaqëson interesat e njerëzve duke publikuar faktet aktuale, jeta e njerëzve po shkatërrohet si nga virusi ashtu edhe nga sëmundja e sistemit.”- tha ai. Kjo nuk është hera e parë që Ren hyn në telashe me liderin kuminist kinez, duke shprehur mendimin e tij.

 

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment