Rajoni

E quajti hajdut/ Tentoi të ndërpriste fjalimin e Thaçit, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes

VIDEO
Një aktivist i Vetëvendosjes është arrestuar nga policia, pasi tentoi të futej në oborrin e Kuvendit, teksa po fliste Thaçi.
Featured image of article: E quajti hajdut/ Tentoi të ndërpriste fjalimin e Thaçit, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes Hashim Thaçi dhe shoqërimi i aktivistit

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një aktivist të Vetëvendosjes. Bëhet fjalë për Veron Hasanin, i cili ka qenë kandidat për deputet në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Ky i fundit e quajti Hashim Thaçin hajdut dhe tentoi të futej brenda oborrit të Kuvendit, në kohën kur presidenti mbante fjalim, pas votimit të qeverisë Hoti. Gjatë arrestimit, qytetarët kanë kërkuar nga policia, që ta lënë të lirë Hasanin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputetët e Lëvizjes vetëvendosje bojkotuan seancën e sotme, për votimin e qeverisë Hoti në shenjë proteste. Avdullah Hoti është kryeministri më i ri i Kosovës. Me 61 vota pro 24 kundër dhe 1 abstenim Hoti mori votëbesimin e Kuvendit. Në seancën e zhvilluar sot në Kuvend, Hoti prezantoi kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministra. Avdullah Hoti u mandatua nga presidenti Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re, pas mocionit të votëbesimit që rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment