Bota

E qëllon në kokë dhe shkelmon gruan myslimane që ishte shtatzënë, çfarë tha agresori para se ta lëndonte (VD)

Gruaja 31-vjeçare, për të cilën policia tha se ishte shtatzënë 38 javëshe, ishte ulur në një tryezën në një lokal  duke ngrënë dhe duke biseduar me miqtë.

Paramatta – Një grua shtatzënë e mbuluar me shami, u sulmua në mënyrë të egër në një kafene në një qytet afër Sidneit, ka raportuar  policia e New South Wales.

“Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Paramatta, rreth 15 milje në perëndim të Sidneit.”-kanë raportuar autoritet përkatëse.

Gruaja 31-vjeçare, për të cilën policia tha se ishte shtatzënë 38 javëshe, ishte ulur në një tryezën në një lokal  duke ngrënë dhe duke biseduar me miqtë.

Pamjet e CCTV nga incidenti tregojnë se një burrë ngadalë i afrohet viktimës, duke u mbështetur në tryezë para se ta gjuate atë në kokë.

Në deklaratë, policia tha se burri dyshohet se e goditi me grushta gruan në kokë disa herë para se të binte në tokë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pamjet tregojnë se klientët e tjerë e kishin ndaluar këtë person i cili më pas u arrestua nga policia në vendngjarje.

Policia tha se 43-vjeçari është akuzuar për sulm duke shkaktuar dëme trupore.

Nga autoritet është mësuar se personi në fjalë bëri komente anti-islamike para se ta sulmonte gruan.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Shto Koment