BotaKuriozitete

E qëlloi me 4 plumba në kokë dhe i copëtoi trupin, publikohen PAMJET kur historiani rus hodhi në lum pjesët e trupit së të dashurës së tij 40 vite më të re(VD)

Anastasia Yeschenko, ishte një studente 24-vjeçare që ky profesor i jepte mësim, kanë shkruar mediat e huaja.
Featured image of article: E qëlloi me 4 plumba në kokë dhe i copëtoi trupin, publikohen PAMJET kur historiani rus hodhi në lum pjesët e trupit së të dashurës së tij 40 vite më të re(VD) Oleg Sokolov dhe Anastasia Yeschenko

FRANCË-   Një historian i njohur rus ka rrëfyer sesi ka vrarë të dashurën e tij 40 vite më të re, e më pas u arratis   duke u fshehur në lumin e akullt Moika, ndërsa brenda çantës së tij të shpinës iu gjet njëri prej krahëve të studentes.

Ai më pas u gjet dhe arrestua nga policia për vrasjen makabër të së dashurës së tij.

Anastasia Yeschenko, ishte një studente 24-vjeçare që ky profesor i jepte mësim, kanë shkruar mediat e huaja.

Ajo kishte qenë në një lidhje me historianin, 63-vjeçar, e më pas ai e vrau atë aksidentalisht për një arsye duke pranuar edhe  fajin para policisë. .

Sipas avokatit të tij, Sokolov ishte penduar për krimin që kishte bërë .

Akademiku është në paraburgim dhe në spitalin e brendshëm ku edhe  po  vuan nga hipotermia, sipas raportimeve  të  bëra nga mediat  e huaja.

Kujtojmë që kufoma e studentes është gjetur në apartamentin e tij të afërt në Bregun Moyka.

Ndërsa e gjithë skena e krimit është  rregjistruar nga kamerat e sigurisë që filmuar çdo moment kur historiani rus i hedh në lum pjesët e trupit së të dashurës  që vrau.

Mësohet që Sokolov e qëlloi për vdekje të dashurën e tij 40 vite më të re, Anastasia Yeschenko, në ambientet e shtëpisë para se ta copëtonte trupin e saj.

Por përveçse disa nga pjesët e trupit i ka hedhur në lum, njëri  krah i është gjetur në çantën e tij  të shpinës.

Nga kamerat e sigurisë, shihet teksa ka hedhur 3 pako në ujin e akullt pranë shtëpisë së tij, por kur ka shkuar për herë të dytë për të hedhur pjesë të tjera të trupit, ai ka rënë në lum. Ndërsa  është  mësua se studentja  24-vjeçare është qëlluar 4 herë me armë zjarri si shkak i një debati nga historiani dhe i dashuri i saj.

 Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment