Sport

E pyetën se kur do rikthehej te Manchester United, përgjigja e Lukakut elektrizon tifozët e Interit

Një tifoz i Manchester United e pyeti belgun se kur do të rikthehej te Manchester United, ndërsa sulmuesi do të përgjigjej: “Unë tani jam në shtëpi”
Featured image of article: E pyetën se kur do rikthehej te Manchester United, përgjigja e Lukakut elektrizon tifozët e Interit Romelu Lukaku

ITALI-Marrëdhënia me Conte, bashkëpunimi në sulm me Lautaro Martinez, triumfi në derbi dhe shumë më tepër. Romelu Lukaku u përgjigj dashamirësve në Twitter, një tifoz i Manchester United e pyeti belgun se kur do të rikthehej te Manchester United, ndërsa sulmuesi do të përgjigjej: “Unë tani jam në shtëpi”, një përgjigje e tillë ka elektrizuar tifozët e Interit, pasi sulmuesi është kthyer në futbollistin më të rëndësishëm të skuadrës.

“Sekreti i mirëkuptimit me Lautaro Martinez? Çelësi është komunikimi. Ekziston një ndjenjë e shkëlqyer mes nesh, por gjëja më e rëndësishme është që ne punojmë shumë për ekipin.” Belgu foli gjithashtu edhe në lidhje me përgatitjen e tij individuale. “Unë nuk shkoj në palestër shumë shpesh, më së shumti dy herë në javë. Punoj shumë me shpejtësinë dhe gjendjen fizike sepse është e rëndësishme për stilin tonë të lojës”. Përfundon sulmuesi belg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment