Showbiz

E propozoi live në emision, Ardit Roshi flet për herë të parë pas ndarjes nga vajza e Agim Bajkos: Shif e shkruaj, si të dukem?

Ndarjen nga ish partnerja, Arditi e konfirmoi mengjesin e sotëm në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”.
Featured image of article: E propozoi live në emision, Ardit Roshi flet për herë të parë pas ndarjes nga vajza e Agim Bajkos: Shif e shkruaj, si të dukem? Ardit Roshi
Përditësuar:

TIRANË- Moderatori i njohur Ardit Roshi dhe vajza e Agim Bajkos i dhanë fund lidhjes së tyre në fillim të muajit qershor.

Lajmi bëri bujë online pasi propozimi i çiftit ndodhi gjatë një emisioni dhe videoja e këtij momenti u pa nga mijëra njerëz. Mirëpo arsyeja e ndarjes nuk u tha nga asnjëra palë dhe mbeti enigëm për të gjithë.

Ndarjen nga ish partnerja, Arditi e konfirmoi mengjesin e sotëm në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”.

Teksa u ndal tek jeta e tij personale, moderatori Alban Musa e pyeti Roshin nëse është mirë tashmë, sepse nuk dëshironte ta komentonte më gjatë ç’kishte ndodhur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shumë prej shikuesve, gazetarëve janë duke pritur që unë të të bëj një pyetje për jetën tënde personale, por unë kam zgjedhur të mos të ta bëj. Mua më intereson vetëm një gjë, a je ok, a je mirë tani?“– pyeti moderatori.

“Shif e shkruaj, si të dukem?”- u përgjigj Roshi.

Ai la të kuptohet se gjithçka është lënë pas dhe tashmë është shumë mirë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment