Politike

Rama në Durrës, lëshon gojën për Bashën: I ka dalë bilbilushi, i ka rënë gjethja e fikut!

Në Shkodër, dega e PD kishte organizuar një protest nëse do të shkonte Rama, dhe siç duket kjo ka bërë që Rama të ndryshojë axhendë.
Featured image of article: Rama në Durrës, lëshon gojën për Bashën: I ka dalë bilbilushi, i ka rënë gjethja e fikut! Momente nga takimi i Rames ne Durrës
Përditësuar:

DURRËS- Në një kohë kur të gjithë e prisnin që kryeministri Edi Rama të shkonte në Shkodër aty ku ishte planifikuar të merrte pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Socialistëve në këtë qytet, kryeministri Edi Rama ndryshon axhendë dhe shkon në Durrës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ishte sot në asamblenë e PS në Durrës.

Rama shkon në Durrës pa njoftuar askënd, dhe takimi nuk është pasqyruar as në ERTV.

Në Shkodër, dega e PD kishte organizuar një protest nëse do të shkonte Rama, dhe siç duket kjo ka bërë që Rama të ndryshojë axhendë.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Burimet shtojnë se Rama është shprehur para të pranishme, se lëvizja e opozitës për të djegur ka qenë aq fatale, sa kryetarit të PD i ka rënë “gjethja e fikut” dhe ka dalë cullak”.

“Gabim idiot i Lulit me mandatet. Tani i ka rënë gjethja e fikut dhe i ka dalë bibilushi“.-mësohet se është shprehur Rama.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë edhe kryebashkiaku i Durrësit , Vangjush Dako, dhe kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, që në një moment shihet teksa vështron çuditshëm Ramën.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment