Politike

“Jep ushqime në këmbim të votave”, Golemi pas denoncimit të Tavos: Ka shfrenuar fantazinë, ato janë donacionë, më 25 prill të pret humbja

  • Tavo: “Rilindja” ka mbushur magazinat me tonelata ushqime për t’i shpërndarë në shkëmbim të votës
  • Ai ka shkruar se Bashkia e Gjirokastër ka marrë donacione me ndihma nga një kompani në Gjermani në kuadër të pandemisë, si dhe për famijlet në nevojë.
    Featured image of article: “Jep ushqime në këmbim të votave”, Golemi pas denoncimit të Tavos: Ka shfrenuar fantazinë, ato janë donacionë, më 25 prill të pret humbja Flamur Golemi
    Përditësuar:

    GJIROKASTËR- Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi e ka quajtur denoncimin e kandidatit për deputet nga anët e LSI-së, Vangjel Tavos, një fantazi. Në një postim në Facebook, Golemi ka shkruar për denoncimin e Tavos, pasi ky i fundit publikoi disa foto me ushqime dhe akuzoi PS-në se po i shpënrdante në këmbim të votave. 

    Sipas Golemi, ushqimet janë donacione nga nga një kompani në Gjermani në kuadër të pandemisë, si dhe për famijlet në nevojë, ndërsa denoncimi i Tavos është një skenar i shfrenuar imagjinate. 

    Postimi i plotë:

    Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve. Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos. Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga kompania “Kelmendi” me qender ne DÜSSELDORF Gjermani, të cilen gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

    Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës. Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm. Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë. Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin”

    Ditën e sotme kandidati për deputet nga ana e LSI-së, Vangjel Tavo në një postim në Facebook ka shkruar se Bashkia e Gjirokastrës, ka mbushur magazinat me ushqime për t’i shpërndarë te njerëzit në këmbim të votave.

    (I.A/dosja.al)

    Shto Koment