Politike

E PRANON! Rama zbardh të plotë SHERRIN me Ditmir Bushatin: Iku si ministër, zbriti nga treni. Ato që flet, mund t’i bënte, aty ka qenë

VIDEO
Rama tha se edhe Sandër Lleshaj ka qenë ministër i mirë, por sërish u la jashtë listave.
Featured image of article: E PRANON! Rama zbardh të plotë SHERRIN me Ditmir Bushatin: Iku si ministër, zbriti nga treni. Ato që flet, mund t’i bënte, aty ka qenë Edi Rama, kryeministër

TIRANË– Edi Rama e zbardhi vetë debatin me Ditmir Bushatin dhe ndarjen me të. Kryeministri foli për të gjitha debatet e tij me Bushatin, ndarjen ideologjike, ndërsa theksoi se ai nuk u la jashtë listave se mendon ndryshe. Rama tha se edhe Sandër Lleshaj ka qenë ministër i mirë, por sërish u la jashtë listave.


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

E kam mbështetur deri në fund sepse një sekretar nga Shqipëria do të ishte kryevepër. Si mundem të jem personi që meqë tha kështu dhe ashtu. Sandër Lleshaj ka qënë ministër edhe më i mirë. Po nuk është në lista. Pse? Nuk do të thotë që që dikush të jetë ministër i mirë dhe të jetë deputet me patjetër. Lleshaj nuk ka pasur as kohën dhe as mundësinë që të bëjë më shumë sesa detyrën si ministër.

Dhe si ministër nuk ka ardhur nga PS. E ka thënë dhe kjo është e vërteta. Ka ardhur si qytetar dhe ka besuar tek vizioni, dhe punoi me mua për një periudhë kohë. Bushati është bërë ministër sepse e ka bërë PS. Shokët e Bushatit sot janë tek kufiri, jo sepse nuk kanë bërë debate me mua por sepse përveç punës si ministrave, kanë punuar tokën. Kanë punuar tokën. Kanë mbjellë dhe kultivuar në terren.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur më në asnjë aktivitet që nuk janë puna juaj. Nuk janë televizive. Janë pjesë e pandashme e punës të çdo njeriu që ka një mandat nga socialistët. Ç’kam me Bushatin unë? Ka mendime të tijat, unë nuk jam dakord. Ai thotë të vetat, unë të miat. Jeta vazhdon. Nëse do të punonte tokën, shumë nga ato që thotë s’do i kishte thënë. Se aty ka qenë. Bushati nuk ka si të jetë në skuadër por nuk e ndryshon vlerësimin tim dhe gatishmërinë që të bëj debat me të.

Nuk i ndryshon këto. As për Fatmir Xhafën. Ai nuk ka bërë naze për vendin. Ka marrë vendin ku është dhe do të përballojë sfidën që ka.Bushati është një investimet më të rëndësishme. E ndjej si njeriun tim. Shpresoj ta kapë trenin prapa. Nuk po i kërkoj askujt të bëjë sa unë. Po unë që të jem rekordmendi i takimeve me njerëzit dhe një deputet mos të takojë njerëzit 4 vjet. Apo një ministër të dalë në Parlament dhe të hedhë vickla duke mos bërë punën tjetër. Është jashtë mundësive të mia kjo për ta gëlltitur.


LAJMI KRYESOR/ Pas dorëzimit të listave, Rama: Bushati u la jashtë jo për arsye personale! S’jemi konsultuar me të për largimin, skuadra duhet të jetë fituese

(k.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment