Showbiz

Vërtetohen dyshimet! Elisa Spiropali pranon publikisht shtatzëninë e dytë: Vajza xheloze

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se shtatzënia po shkonte mirë, duke e konsideruar si një shkak për lumturi. 
Featured image of article: Vërtetohen dyshimet! Elisa Spiropali pranon publikisht shtatzëninë e dytë: Vajza xheloze Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministrja gjatë një interviste të dhënë për “ABC News”, e pyetur nga gazetarja Mirela Milori.

Spiropali u shpreh se shtatzënia po shkonte mirë, duke e konsideruar si një shkak për lumturi. 

BISEDA NË STUDIO: 

Spiropali: Kjo ishte e papritur në këtë studion është një lajm i mirë për ne.

Milori: Pra ju prisni fëmijën tuaj të dytë.

Spiropali: Po jam në pritje të fëmijës së dytë?

Milori: Si po e përjeton?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Spiropali: Ma ka mbledh pak po jo shumë përveç tërmetit që na trondidi pak, të tjerat po shkojnë shumë mirë dhe mua më shtohet energjia dhe dashuria për punën dhe vendin.

Milori: Po ecën mbarë?

Spiropali: Gjithçka është shumë e mbarë dhe nuk e konsideroj si pengesë po shumë mirë

Milori: Vajza po e pret mirë?

Spiropali: Në fillim me xhelozi, por tani shumë mirë

Milori: Kur mund ta kemi në jetë?

Spiropali: Këto janë gjëra që nuk thuhen por në fund të janarit, do e realizoj detyrën. 

Pak kohë më parë Dosja.al ngriti dyshimet e një shtatzënie të dytë (Lexo këtu), lajm të cilin e konfirmoi vetë Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment