Aktualitet

Zbardhet dëshmia e kolegut të efektivit që vrau Rashën: U përplasën fizikisht, isha 100 metra larg kur e qëlloi dy herë me armë

  • Prokuroria përmbush kërkesën e familjes: S’ka pasur konflikt fizik mes viktimës dhe efektivit
  • Sipas gazetares kolegu i autorit të krimit është shprehur se ky i fundit e ka qëlluar me dy plumba të riun pasi janë përplasur. Ndërkohë sipas dëshmisë ai është shprehur se ka qëndruar 100 metra larg vendit që ka ndodhur krimi. 
    Featured image of article: Zbardhet dëshmia e kolegut të efektivit që vrau Rashën: U përplasën fizikisht, isha 100 metra larg kur e qëlloi dy herë me armë Klodian Rasha

    TIRANË– Zbardhet dëshmia e kolegut të Nevaldo Hajdërat që e shoqëronte natën kur u vra Klodian Rasha. Ka qenë gazetarja Klodiana Lala, e cila ka treguar dhe dëshminë që ka bërë Hajdëraj, i cili është shprehur se Rasha ka pasur përplasje fizike me efektivin që vrau 25-vjeçarin. Sipas gazetares kolegu i autorit të krimit është shprehur se ky i fundit e ka qëlluar me dy plumba të riun pasi janë përplasur. Ndërkohë sipas dëshmisë ai është shprehur se ka qëndruar 100 metra larg vendit që ka ndodhur krimi.

    “Vetëm autori nuk pranon se ka pasur përplasje fizike me KLodian Rashës, ndërsa kolegu i tij e përgënjeshtron këtë. Në një moment, thotë ai, Klodian Rasha dhe efektivi janë përleshur fizikisht, ndërsa shton se vetë ka qenë në disntancë 100 metra. Sipas tij, kolegu ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë ndaj të riut. Unë kam qenë mbrëmë te familja e Klodian Rashës dhe më thanë se ai kishte shenja në fytyrë. Në fakt ata kishin dhe foto të Klodianit pas vdekjes. Gjithashtu, familja Rasha pretendon se djali i tyre është qëlluar me dy plumba, ndërsa në dosje thuhet se njëri plumb e ka kapur në shpatull, kurse plaga në kokë është një plumb që e ka kapur shkarazi. Autori pretendon se e përdori armën pasi kishte frikë se Klodian Rasha ishte i armatosur, por ky i fundit nuk ka pasur armë. Familja Rasha ka dyshime të forta se policia ka tentuar të manipulojë ngjarjen.“- ka thënë Lala.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 8 dhjetorit ku 25-vjeçari u vra gjatë natës nga një efektiv policie. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas, ku dhe i është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg.’

    (f.m/a.k/dosja.al)

    Shto Koment