LIVE UPDATES
Aktualitet

E PLOTË/ “Trump zdërhallej me haremin e bleonave të tij në kazino”, Bleona Qerreti i kthehet keq Ilir Babaramos pas shkr

8 Nëntor 2020, 16:03 Nga DOSJA
E PLOTË/ “Trump zdërhallej me haremin e bleonave të tij

TIRANË– Këngëtarja Bleona Qerreti ka shpërthyer në të shara ndaj gazetarit Ilir Babaramo, pasi ky i fundit, në një shkrim ku kritikonte shqiptarët të cilët mbështesnin Donald Trump, e etiketoi Qeretin si pjesë e haremit të ish-Presidentit të SHBA-ve. Qerreti ka publikuar shkrimin e një gazetari, Valentin Lumaj, me të cilin ajo bie dakort, duke iu përgjigjur kështu edhe Babaramos.

Bleona shkruan se Babaramo është një thashethemexhi që paguhet në vitin 2020, që t’ua shesë sapunin për djathë shqiptarëve dhe harron që kjo nuk funksionon më. Këngëtarja i kërkon gazetarit që të mos i zërë më emrin me gojë sepse në Amerikë nuk paguhesh për shpifje, por e kundërta, paguan. Ajo shton gjithashtu se jeta e saj personale nuk ndryshon në varësi të Presidentëve të SHBA-ve, për aq kohë sa sipas saj, ka talentin dhe mundin e saj.

Shkrimi i plotë i Ilir Babaramos

Kurrë nuk kemi dëgjuar marrëzi më të mëdha në hapësirën shqiptare se tani kur në Shtetet e Bashkuara po numërohen votat për zgjedhjen e presidentit të 46 të fuqisë botërore më dashamirëse në historinë e shqiptarëve. Panorama kurrë nuk ka qenë ndonjëherë më e qartë. E megjithatë ne shqiptarët kurrë nuk kemi qenë më iracionalë, a thua se po luhet finalja e futbollit mes Brazilit dhe Gjermanisë. Në garë është Biden, një nga zërat më të fuqishëm të lirisë së Kosovës për dekada me rradhë në skenën globale dhe një aksident politik që të vetmen përvojë shqiptare ka një foto të tij elektorale me kryeministrin e Kosovës që e flaku më pas si një prezervativ njëpërdorimsh duke qenë I pari president amerikan që barazoi viktimat me xhelatët dhe mbi të gjitha duke vënë në diskutim subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit që vetë Shtetet e Bashkuara krijuan. Cili është argumenti i shqipfolësve që dalin çdo mbrëmje në ekranet e Tiranës për të bërë tifo për Trump? Biden përbën një rrezik për Amerikën sepse fitorja e atij është një fitore e komunizmit, sipas tyre. Përgjithësisht në këtë kategori janë njerëz që si flamur të antikomunizmit të tyre në Tiranë kanë një ish-sekretar byroje të PPSH. Janë ata që besojnë se komunizmin në Shqipëri e rrëzoi një djalë që u formua si antikomunist në dyqanin e dikurshëm të rrypave të lëkurës në qytezën e Bajram Currit. Kjo kategori njerëzish ndoshta nuk duhet paragjykuar. Jeta nuk është treguar shumë bujare me ta. Duhet respektuar antikomunizmi I tyre I mbrujtur nga represioni gjysëm shekullor I diktaturës komuniste më kriminale në Evropë. Shumë prej tyre janë të painformuar ndonëse jetojnë në vendin më të lirë në botë. Për të ndërtuar një jetë nga e para janë detyruar të bëjnë punët më të vështira dhe meritojnë empatinë më maksimale. Puna e ndershme, djersa e ballit dhe paratë e gjakut meritojnë respektin më maksimal. Nuk është faji i grigjës por I barinjve. Dhe barinjtë janë në Tiranë. Barinjtë e grigjës shqiptare të trampistëve e dinë si buka që hanë se Amerika kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do kontrollohet nga ekstremi I majtë, se krejt bota I mbylli njëherë e mirë llogaritë me komunizmin 31 vjet më parë. Barinjtë e grigjës shqiptare antikomuniste e dinë se komunizmi në Shqipëri nuk u shemb duke thyer xhama e duke djegur godina në Shqipëri. Ai kapitulloi në anijen Maksim Gorki në portin e Lavaletas në Maltë. Shefi I atëhershëm I Kremlinit, Gorbaçovi u takua me shefin e Shtëpisë së bardhë për të bërë formalitetet e fundit , 45 vjet nga takimi I Jaltës kur gjysma e Evropës u fut me dhunë në Perandorinë e së keqes.Pas samitit të Maltës, brenda pak muajsh të gjithë shefat e vendeve komuniste lanë zyrat njëri pas tjetrit. Të njëjtën gjë bënë Ramiz Alia e Nexhmija Hoxha. Instikti I ruajtjes së kokës mbizotëroi . Patën intuitën se nëse nuk do merrnin masat e duhura për të kaluar pushtetit paqësisht do përfundonin si dy qen të vrarë rrugësh. Pamjet e ekzekutimit të çiftit Çaushesku natën e krishtlindjeve ka lënë pa gjumë shumë vetë dhe në Tiranë. Asnjë politikan nuk ka luftuar komunizmin më shumë se presidentët e SHBA, republikanë dhe demokratë bashkë. I pari president që I bie këmbanave të alarmit në SHBA, 3 dekada pasi ai është varrosur është pikërisht Trump. Vërtet për të vënë duart në kokë. Në të njëjtën kohë kur të gjithë presidentët e mëparshëm, në rininë e tyre, kanë luftuar dhe me armë në dorë kundër komunizmit në xhunglat e Vietnamit, Trump zdërhallej me haremin e bleonave të tij në kazinot e Atlantic City apo fushat e golfit në Florida. Trump nuk është aksident vetëm për politkën amerikane por dhe për vetë republikanët. Kjo është dhe një nga arsyet përse po humbet zgjedhjet. Shikoni se çfarë ndodh në Arizona, shteti që për dekada me rradhë ka patur senator një amerikan të madh, një hero të luftës kundër komunizmit në Vietnam, një figurë drithëruese emblematike e politikës amerikane për të cilin dhe kundërshtari I tij politik Barak Obama kur mësoi lajmin se Maçain ishte prekur nga sëmundja e rëndë u shpreh me trishtim e admirim : kanceri nuk e di se me cilin është duke luftuar. E pra Trump është duke humbur bastionin e republikanëve pikërisht sepse ka sulmuar pafundësisht, pacipësisht dhe pas vdekjes ikonën e republikanëve në Senat. Nuk do shumë mend për të kuptuar se kush mund të jetë më antikomunist : klienti I burgjeve çnjerëzore në Vietnam apo klienti I resortit Mirlago në Florida. Këta kapso të djathtë e kinse republikanë dhe për ideologji duhet të jenë pragmatistë. Në të gjitha vendet , në të gjithë rruzullin të gjithë mbajnë frymën. Të gjithë bëjnë llogaritë se cila është konjuktura më e mirë për kombin e tyre nga rezultati I zgjedhjeve të 3 nëntorit. Për shqiptarët kurrë kur nuk ka qenë me e qartë. Nuk është si në zgjedhjet e mëparshme. Në garë janë dy ekstremet e mundshme të interesave të tyre. Joe Biden për shqiptarët është “mohikani I fundit”. Eshtë familjar me dosjen e Ballkanit që në vitet 70, që kur erdhi në Beograd për tu takuar me Titon në funeralin e Kardelit në përbërje të një delegacioni të Senatit. Eshtë I fundit që ka ngelur në skenën politike amerikane prej asaj plejade senatorësh, burrash të mëdhenj shteti të cilët shqiptarët duhet tu jenë përjetësisht mirënjohës. Bashkë me Bob Dole, Jonh Maçain, Eliot Engel ka qenë ndër më të ashprit kundër rregjimit të Milosheviçit dhe avokatët më të zjarrtë të lirisë së Kosovës. KJo plejadë senatorësh tashmë është larguar nga skena politike amerikane veç për shkak të ciklit jetësor. I vetmi që ka ngelur është pikërisht Biden. Këta burra të mëdhenj shteti, mes tyre Biden pritën në një zyrë në senatin amerikan delegacionin shqiptar që ishin ftuar në SHBA për të marrë pjesë pak ditë më pas në samitin e NATO-s në Chicago. Ishte koha e luftës në Kosovë. Zoti president, mos besoni tek ajo godina atje, ju drejtua Maçain Meidanit duke treguar me gisht nga dritarja ku dallohej Shtëpia e Bardhë. Një ditë më pas , këtë qëdrim të përbashkët e shqiptoi Biden në emisionin e famshëm “Meet the press”. Biden me Maçain në krah , kritikoi publikisht hezitimin e presidentit Klinton dhe kërkoi invazionin, futjen e trupave tokësore amerikane në Kosovë pasi bombardimet I konsideronte të pamjaftueshme. Kjo deklaratë është virale në rrjetet sociale. Biden është më I qartë se kushdo për Kosovën. Eshtë shprehur qartë mëse një herë se Beogradi duhet të heqë dorë nga taktika e viktimizimit, se pavarësia e Kosovës dhe integriteti I saj janë tashmë një çështje e mbyllur. As Adem Demaçi nuk mund të thoshte më shumë . Çfarë mund të pritet më shumë nga një president amerikan o të mjerë? Dhe për më tepër imagjinoni se cilin ka përballë. Dëgjoni të paktën se çfarë Vuçiçit I doli nga shpirti : Trump është I vetmi prej të cilit mund të përfitojnë diçka në Kosovë.

Postimi i plotë i Bleona Qerretit:

I ndyruari Babaramo!! Dua te te informoj, qe koha kur llapaqenet si puna jote “pikturonin” nje figure (me dashje) te shtremberuar per mua, e cila ne realtitet NUK KA EGZISTUAR KURRE, – ka mbaruar!! Gjeja me themelore qe nje gazetar profesionist dhe me integritet ka per detyre te beje, eshte verifikoje burimin e lajmit, gje te cilen ti, – KANCER I SHOQERISE SHQIPTARE – JO QE NUK E KE BERE KURRE, PO AKOMA ME KEQ, JE PAGUAR PER TE HAPUR “SI LAJM” PIKERISHT NJE THASHETHEM!! TURP PER TY QE NUK KE SHTYLLE KURRIZORE SI NJERI, DHE PIKE INTEGRITETI PROFESIONAL!!! Ti nuk je gazetar me profession, ti je nje THASHETHEMEXHI I degjeneruar qe paguhesh te shesesh “thashethemin per lajm” me shpresen qe edhe ne 2020 njerezit te “hane sapunin per djathe”!!! Ti e di me mire se une, qe je paguar per te fabrikuar, e aluduar nje situate qe ne realitet nuk ka ndodhur kurre dhe une kam deshmitare per kte! Dhe fatkeqesisht vreri qe ka dale nga goja jote e NDYRE ka arritur te shkaterroje jete njerezish, duke nisur qe nga karierra deri tek familjet e tyre!!! Ata jane njerez publik dhe une nuk jam e autorizuar ti permend publikisht por privatisht te jesh i sigurte qe kemi folur per rastin tend, dhe  ata dhe familjet e tyre sot e kesaj dite jane okoma ne jeten time si miq te ngushte. Kur kam qene e vogel, kam degjuar keshillen e prinderve te mi (dy nga njerezit me paqesore dhe jo konfliktuale qe njoh) per te mos adresuar kurre thashethemet qe “gojet e liga” si puna jote, jane paguar per ti perhapur ne drejtimin tim!!! Sot qe jam e rritur nuk jam dakort me prinderit e mi, mendoj GABIMI I VETEM I IMI – eshte qe nuk ta kam cjerre masken qe atehere!!! Sot mendoj qe psikologjikisht “fenomeni i perseritjes” se nje thashethemi kthen kete te fundit te merret i “mireqene” dhe absolutisht nuk mund te toleroj me kete “pikturen e shtremberuar” qe ti shpreson, qe une te vazhdoj te mos ta adresoj sic ka ndodhur me pare!! Tani qe jam me e pjekur mendoj qe per “morrat” si puna jote ka vetem nje zgjidhje – VAJGURI!!! Keshtu qe meqe ti nuk po pret sa te dale libri po te them titullin e “kapitullit tend” ne librin tim: Babarmo – nje mashkull pa *** qe blehet per 1000 EU!!!! KAQ!!! (per tani) Dhe meqe nuk ti kane thyer dhembet tamam ashtu si duhej (e sic e e meritoje) para 20 vjetesh per ato qe ke fabrikuar, me vjen mire tani, qe me me fund komuniteti Shqiptar ketu ne Amerike mbas 20 vitesh po te “thyen hundet” per artikullin qe ke shkruar qe me siguri – je paguar!!! Ja disa nga pergjigjet e shqiptareve ndaj Babaramos per artikullin e tij ”Brilant” injorant!!! Duke ju bashkuar mendimit  te tyre per ty kam dhe dy fjale me shume: Babaramo o injorant me diplome !! Kupto nje fakt te vetem – Jeta ime personale nuk ndryshon absolutisht nga fakti kush eshte president!!! PER AQ KOHE SA UNE KAM ZOTIN ME VETE, MENDJEN, TALENTIN DHE FANSAT E MI UNE KAM DESHMUAR DHE DO VAZHDOJ TE DESHMOJ QE JAM “BLEONA” NE CDO VEND QE ZGJEDH TE JETOJ – PA MARRE PARASYSH KUSH ESHTE QEVERIA APO PRESIDENTI!! Pa marre parasysh qe sot ka rezultate te ndryshme te zgjedjeve nga ato te atyre qe priteshin para 3 ditesh une nuk heq asnje pike e asnje presje nga ajo qe kam thene dhe nga supporti i padiskutueshem i imi per Presidentin TRUMP!!! sepse me dallim nga ti une kam shrylle kurrizore, jam natyre shume besnike dhe definitivisht nuk kthej kurrizin nga fryn era!!! Mbeshtetja ime publike per Presidentin TRUMP (qe ti e quan “aksident politik” pa mare parasysh qe 70.000.000 + njerez  votuan prape per te) nuk ka te beje me jeten time personale, as me aspektin politik te administrates se tij, por me aspektin ekonomik dhe ne pergjithesi me kualitetin e jetes se fansave te mi, dhe te komunitetit shqiptar ketu ne ne Amerike – te atyre qe ti me percmim i quan pjatalares!!! Kush kujton ti qe je o njeri I PAFTYRE qe percmon punen e ndershme dhe fyen dhe ofendon fansat e mi dhe gjithe komunitetin shqiptar ketu ne Amerike? A e ke ti idene  sa shume kane sakrifikuar komuniteti shqiptar ketu duke bere cdo lloj pune ne menyre qe femijet e tyre te shkojne ne shkollat me te mira ne Amerike per nje te ardhme te ndritshme?? Si nuk ke tru te kuptosh sa veshtire eshte te jetosh ne Amerike, e cdo te thote te sakrifikosh jeten tende per te ardhmen e femijeve te tu? Dhe si guxon ti qe flet me percmim ne vend te admirimit???? Nuk eshte turp te lash pjata – TURP ESHTE TE LEPISH PJATA sic ben ti!!! Sigurisht ti nuk ke as guximin te mendosh, te jetosh ne Amerike sepse  ketu per thashethemet qe perhap nuk paguhesh sic ndodh ne shqiperi, po ne te kunderten PAGUAN!!! Prandaj mos guxo te zesh emrin tim me goje, dhe BOLL me me mesazhe percarese sidomos kur une kam qellim vetem nje gje, dhe nje gje vetem – UNITETIN!!! Do doja dhe nje here te falenderoja nga zemra lideret e komunitetit shqiptar, shoqaten Vatra dhe kreret e kulteve fetare qe si asnjehere me pare jane bere te gjithe bashke ne 1 salle ne koncertin tim duke deshmuar keshtu nje here e mire qe: “Bashkimi ben fuqine”!!! Dhe me kete rast si dite e djele qe eshte me vijne mdermend disa vargje te arta te Pashko Vases ….. Ca thone kam fè ca thonë kam din; Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin” Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë, Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë! ………. Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! PS : I ka rene fiks ky postim tamam per 8 Nentor!! FUCK YOU BABARAMO!!!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bleona qerreti ilir babaramo perplasja babaramo-bleona bleona qerreti ilir babaramo perplasja babaramo-bleona

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni