Aktualitet

E pikasi policia jashtë orarit të lejuar, i riu nga Gjirokastra shton shpejtësinë por përfundon në përrua

 Mësohet se 33-vjeçari është nga Gjirokastra dhe ishte pikasur nga patrulla e policisë në lagjen 'Zinxhira', në Gjirokastër, pas orës së lejuar.
Featured image of article: E pikasi policia jashtë orarit të lejuar, i riu nga Gjirokastra shton shpejtësinë por përfundon në përrua Foto Ilustruese
Përditësuar:

GJIROKASTËR– Një 33-vjeçar është ka përfunduar në përruar pasi po vraponte që t’i shpëtontë policisë.  Mësohet se 33-vjeçari është nga Gjirokastra dhe ishte pikasur nga patrulla e policisë në lagjen ‘Zinxhira’, në Gjirokastër, pas orës së lejuar.

Në momentin që policia i ka bërë shenjë të ndalonte, ai ka shtuar shpejtësinë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas ka rënë në përrua. Aktualisht ai ndodhet në spital pasi ka dëmtime të lehta në kokë dhe po u nënshtrohet ekzaminimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment