Aktualitet

E përndiqte vazhdimisht! 25-vjeçari i shkon në banesë 29-vjeçares, zihet me vëllanë e vajzës, i dëmton makinën. Vihet në pranga i riu

I riu i ka shkuar në banesë vajzës, është konfliktuar me vëllanë e saj dhe me nje thikë i ka dëmtuar makinën që kishte të parkuar. 
Featured image of article: E përndiqte vazhdimisht! 25-vjeçari i shkon në banesë 29-vjeçares, zihet me vëllanë e vajzës, i dëmton makinën. Vihet në pranga i riu Foto ilustruese

TIRANE-Një 25-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 29-vjeçare.

I riu i ka shkuar në banesë vajzës, është konfliktuar me vëllanë e saj dhe me nje thikë i ka dëmtuar makinën që kishte të parkuar.

Policia e ka vëne ne pranga për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.

Njoftimi i policise:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. T., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit E. K., 25 vjeç, pasi ka përndjekur vazhdimisht për një periudhë kohe shtetasen A. A., 29 vjeçe. Shtetasi E. K. ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment