Rajoni

E përjashtuan nga LDK-ja! Kryeministri Hoti s’mban mëri ndaj Vjosa Osmanit: Kushtetuta na kërkon të komunikojmë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka treguar se ata kanë komunikim të rregull institucional dhe se së bashku kanë zhvilluar shumë takime. 
Featured image of article: E përjashtuan nga LDK-ja! Kryeministri Hoti s’mban mëri ndaj Vjosa Osmanit: Kushtetuta na kërkon të komunikojmë Avdullah Hoti

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka treguar edhe marrëdhënien që ka me presidenten në detyrë Vjosa Osmanin, e cila u largua nga Lidhja Demokratike e Kosovës në shtator të këtij viti.

Në një intervistë për Ora News, Hoti ka treguar se ata kanë komunikim të rregull institucional dhe se së bashku kanë zhvilluar shumë takime. 

“Kam komunikim normal me Vjosa Osmanin. Ajo është ushtruese e detyrës së Presidentit dhe unë jam kryeministër i vendit. Kushtetuta dhe ligjet na kërkojnë që të komunikojmë dhe bashkëpunojmë. Unë kam pasur shumë takime edhe gjatë kohës që ishte e izoluar për shkak të Covidit. Ekziston komunikimi i rregull institucional“, ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shtator të këtij viti, edhe pse garoi për kryeministre në logon e LDK-së, Vjosa Osmani zyrtarizoi largimin nga partia pas përplasjeve me kreun e saj, Isa Mustafa. Osmani kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saja lidhur me prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në mars të këtij viti.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment