Aktualitet

Vijojnë arrestimet për trafikun e arabëve, në pranga edhe motra e Drejtoreshës së Kufirit

Suela Kaçabani, motra e Drejtoreshës së kufirit, është arrestuar nga policia si pjesë e trafikut të emigrantëve nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme.
Featured image of article: Vijojnë arrestimet për trafikun e arabëve, në pranga edhe motra e Drejtoreshës së Kufirit Suela Kaçabani

TIRANËPolicia ka vijuar me arrestimet në kuadër të operacionit “Toka e premtuar”, ku u zbulua një rrjet trafiku emigrantësh nga vendet e lindjes, drejt Shqipërisë, me destinacion final Bashkimin Europian. Së fundmi janë arrestuar dy persona, një 41-vjeçar palestinez dhe Suela Kaçabani, e cila është motra e Drejtoreshës së Kufirit dhe Emigracionit, Enkeleda Toska, e arrestuar pak ditë më parë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjerë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kompjuter, 2 celularë, fatura bankare dhe mandate tërheqjesh të shumave monetare nga agjencitë e transfertave të parave.

Drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit, Enkeleda Toska, u arrestua pak ditë më parë së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të Emigracionit. Nëpërmjet kompanive konsulente, ata mundësonin ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar të personave me origjinë nga Lindja e Mesme ose vendet të Afrikës Veriore, për t’i kaluar më pas ilegalisht drejt vendeve të BE. Në mesin e të arrestuarve është edhe Adelina Lita, bashkëshortja e deputetit Korab Lita.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment