Bota

E pazakontë/ Las Vegas nuk pushtohet më nga turistë, por nga tufa masive me karkaleca (Foto)

Qyteti i Las Vegas pushtohet si asnjë herë më parë nga karkaleca, shkak një dimër dhe një pranverë e papërshtatshme.

SHBA- Las Vegas nuk pushtohet nga turistë, por nga tufa me karkaleca. Turistët dhe banorët e zonës janë befasuar, ku një tufe e madhe me karkaleca kanë mbushur gjithë rrugët e qytetit.

Pamjet kur karkalecat mbulojnë rrugët, shtyllat elektrike dhe makinat po bën xhiron e botës.

Departamenti i Bujqësisë i Nevadës tha se pushtimi i rrallë ishte i lidhur me një dimër dhe pranverë të papërshtatshme.

Jeff Knight, një entomolog në Departamentin e Bujqësisë, tha se insektet mund të jenë të frikshëm, por janë të padëmshëm.

Ata nuk mbajnë asnjë sëmundje, nuk kafshojnë dhe nuk janë as një nga speciet që ne e konsiderojmë një problem, ata ndoshta nuk do të shkaktojnë shumë dëme në një oborr,”- shprehet Knight

Ai tha se karkalecat, me gjatësi prej  3.80 centimetra, do të largohen nga zona e Las Vegasit brenda pak javësh.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment