Politike

E pazakontë/ Kryebashkiaku i ri i Vaut të Dejës betohet në qendrën shëndetësore, “bekohet” nga Tom Doshi dhe zv.ministri i Brendshëm (Video)

  • Akuzat për trafik droge, Valdrin Pjetri: Gjyq publik! Kam shkuar disa herë në Itali
  • E pazakonta për këtë rast është fakti se betimi dhe konstituimi i Mark Babanit është bërë në qendrën shëndetësore të zonës dhe jo në Bashkinë e Vaut të Dejës. 

    SHKODËR– Ditën e sotme është bërë betimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babanit dhe konstituimit të Këshillave Bashkiakë. 

    E pazakonta për këtë rast është fakti se betimi dhe konstituimi është bërë në qendrën shëndetësore të zonës dhe jo në Bashki. 

    Të pranishëm në ceremoni kanë qënë edhe zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari; deputeti i PSD-së, Tom Doshi dhe koordinatori i PS-së për Shkodrën, Valdrin Pjetri. 


    Gjithçka ka kaluar pa tensione, ku Babani është betuar se do të bëjë më të mirën për komunitetin. 

    “Detyra e kryetarit të Bashkisë është përgjegjësi e madhe dhe unë iu siguroj se do t’ja dalim dhe të gjithë së bashku. Të gjithë ne bashkë do të rilindim shpresëm dhe të ardhmen për Vaun e Dejës,“-tha Babani. 

     Ndërkohë pas ceremonisë në një prononcim për mediat, Valdrin Pjetri iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me dënimin e tij në Itali. 

    Pas zgjedhjeve lokale, tanimë ka nisur betimi i kryebashkiakëve të rinj dhe konstituimi i Këshillave Bashkiakë. Tensione ka pasur vetëm në Kavajë, ku mbështetësit e PD-së kanë qënë kundër kandidatit socialist, Redjan Kralin. Pavarësisht se disa prej tyre kanë liruar zyrën, kryebashkiakët opozitarë janë shprehur se nuk i njohin zgjedhjet pas anulimit të tyre nga dekreti i presidentit Ilir Meta. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment