Showbiz

E pazakontë! Ikin dritat, ndërpritet koncerti i Jennifer Lopez në New York (Video)

Këngëtarja është mërzitur por u ka premtuar fansave të saj se këtë do ta kompesojë.
Featured image of article: E pazakontë! Ikin dritat, ndërpritet koncerti i Jennifer Lopez në New York (Video) Jennifer Lopez

NEW YORK- Mesa duket Shqipëria nuk është i vetmi vend ku ikin dritat! Këngëtarja Jennifer Lopez ka ndërprerë koncertin e saj në New York, pasi kanë ikur dritat. 

Të gjithë fansat e saj kanë patur mundësinë të dëgjojnë vetëm 4-5 këngë të idhullit të tyre, por Lopez u ka bërë një premtim. 

Me anë të një videoje të publikuar në Instagram, këngëtarja është shprehur se do të mundohet ta kompesojë këtë gjë dhe se koncerti i saj do të mbahet sërish të hënën. 

“E shkatërruar dhe zemërthyer që nuk mund të performoj për të gjithë ju sonte. Por koncertin do e bëjmë. Ju premtoj. Ju dua,”- shkruan ylli J Lo krahas një videoje.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

Devastated and heartbroken that I can’t perform for all of you tonight. We will make this up to you, I promise! I love you!! ❤️❤️ #ItsMyPartyTour

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

(f.m/dosja.al)

Shto Koment