LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“E pashë Nënë Terezën t’i shkonin lot nëpër faqe”

6 Shtator 2019, 11:41 Nga DOSJA
“E pashë Nënë Terezën t’i shkonin lot

TIRANË- “Gonxhe, të puth nanëlokja”, ky është mbishkrimi në një kartolinë që e dërgonte Drane Bojaxhi nga Shkodra, për Nënë Terezën, bijën e saj. Ishin ditët e fundit të jetës së Drane Bojaxhiut. Bija e saj, Nënë Tereza e Kalkutës, e cila kishte nisur prej kohësh misionin në ndihmë të miliona njerëzve të braktisur, po ndalohej t’i qëndronte pak çaste pranë shtratit të së ëmës, në ditët e fundit të jetës. Shqipëria ishte asokohe, toka e ndaluar për shqiptaren e madhe, nobelisten e shenjtoren Nënë Tereza.

Në vitin 1970, Nënë Tereza vazhdonte misionin e saj në Kalkurta të Indisë. E ëma, nana Drane ishte e sëmurë dhe jetonte në Tiranë me bijën tjetër të saj, Age Bojaxhi. Biri i Dranes, Lazër Bojaxhi ishte larguar nga Shqipëria, sapo ishte vendosur regjimi komunist.  Kur nana Drane u sëmur, Agia i shkroi një letër Lazrit dhe i kërkoi t’iu dërgonte disa barna që nuk gjendeshin në Shqipëri. Në atë kohë, Lazri dhe e motra Nënë Tereza, nisën përpjekjet që të bënin të mundur që e ëma e tyre Nana Drane të mund të kurohej për një muaj në Itali. Autoritet më të larta të Perëndimit u përpoqën të bindin drejtuesit e regjimit komunist, që të lejohej Drane Bojaxhi të kurohej në Itali, por diktatori Enver Hoxha refuzoi në mënyrë të prerë, duke e cilësuar Nënë Terezën si agjente të rrezikshme. Detajet e letërkëmbimit të Nënë Terezës me të ëmën e të motrën, janë shkruar në librin e Dom Lush Gjergjit, me titull “Nënë Tereza Jonë”.

“Aty kah fillimi i viteve ’70, kohë kur Nënë Tereza mësoi për sëmundjen e nënës së saj, ajo i dendësoi përpjekjet për t’iu dhënë mundësia që të vizitonte vendin e saj. Shkoi të takonte atasheun e Ambasadës shqiptare në Romë, me shpresë që të paktën do të lejohej të vizitonte Shqipërinë. “Kur Nënë Tereza po dilte prej ambasade, – shkruan Dom Lush Gjergji në librin “Nënë Tereza Jonë”, – për herë të parë në jetë, e pashë t’i shkonin lot nëpër faqe. U ndal, drejtoi sytë kah qielli dhe tha: “O Zot, unë e kuptoj dhe e pranoj këtë vuajtje për vedi, por shumë e vështirë ta pranoj dhe kuptoj për nënën, loken time, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron asgjë tjetër, përpos të na shohë edhe një herë”.

Por diktatori refuzoi sërish. E megjithatë, Nënë Tereza nuk i ndali përpjekjet dhe iu drejtua për ndihmë disa prej personaliteteve më të mëdha të globit. Por sërish diktatori refuzoi. Kur Nënë Tereza e pa se takimi me nënën e saj në Itali apo në Shqipëri, ishte kaq i pamundur, i shkroi një letër së ëmës e motrës Age: “Nuk mund të bëj gjë tjetër, vetëm se të lutem për ju”. Mesazhi që iu kthye nënë Terezës, prej së ëmës ishte : “Gonxhe, të puth nanëlokja”.

Pak kohë më vonë, më 14 korrik 1972, Nënë Tereza mori një telegram, në të cilin i vëllai Lazër Bojaxhiu i shkruante: “Lutu për loken, që ndërroi jetë më 12 korrik”.

Agia, motra e tyre e mbetur vetëm, vdiq një vit pas vdekjes së të ëmës, më 1973. Në një intervistë të vitit 1979, pasi Nënën Tereza fitoi çmimin Nobel, Lazër Bojaxhi u shpreh: “Motra e vogël, e përulur, ajo e cila u pati ardhur në ndihmë miliona të braktisurve, ajo që u ka dhënë dashuri dhe solidaritet aq njerëzve të dëshpëruar, u ndalua t’i qëndronte mbi krye të shtratit të vdekjes, nënës së vet. Dhe ajo grua e gjorë vdiq e dëshpëruar, duke shtrënguar në kraharor një fotografi të njomur me lot”.

Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë në vitin1990, pak muaj para rënies së regjimi komunist. Nën survejimin e Sigurimit të Shtetit, Nënë Tereza mbërriti në shtëpinë ku kishin banuar e ëma dhe e motra, më pas shkoi dhe pranë varreve të tyre ku u lut dhe vendosi lule.

(Marrë nga Kujto.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur dita e nene terezes gonxhe bojaxhi nene tereza nënë tereza e kalkutës dita e nene terezes gonxhe bojaxhi nene tereza nënë tereza e kalkutës

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni