Politike

Meta mban konferencë në ditën e HESHTJES ZGJEDHORE! Presidenti: Kërkoj zbardhjen e masakrës së Elbasanit! PD kallëzoi 40 persona në SPAK, nuk ka asnjë përgjigje. Deklarata e FORTË për Yuri Kim

  • VOA: Incidenti i Elbasanit mund të ishte shmangur. PD denoncoi një javë më parë
  • Meta i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së të mos mbajnë para nëpër xhepa në mënyrë që të mos akuzohen sipas tij për blerje votash.
    Featured image of article: Meta mban konferencë në ditën e HESHTJES ZGJEDHORE! Presidenti: Kërkoj zbardhjen e masakrës së Elbasanit! PD kallëzoi 40 persona në SPAK, nuk ka asnjë përgjigje. Deklarata e FORTË për Yuri Kim Ilir Meta, president

    TIRANË–Në ditën që quhet ‘Heshtje Zgjedhore’, presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, aty ku preku çështjen e masakrës së Elbasanit, replikat me Yuri Kim si dhe foli për fushatën zgjedhore.

    Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme përballë gazetarëve se Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK 40 persona para ngjarjes së rëndë që ndodhi në Elbasan. Meta tha se nëse këto persona do ishin vënë përballë drejtësisë nuk do ndodhte masakra e Elbasanit, aty ku humbi jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

    Nëse prokuroria do të kishte vepruar në kohë, Meta shpreheet se nuk do të kishte ndodhur ngjarja e rëndë.  Meta u pyet në lidhje me qëndrimin që ambasadorja Yuri Kim po mban. Ai tha se ka respekt për partnerët ndërkombëtarë mirëpo shtoi se nuk presionohet nga lobistët që flasin anglisht e që mendojnë serbisht për Shqipërinë.

    Në fund, presidenti i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së të mos mbajnë para nëpër xhepa në mënyrë që të mos akuzohen sipas tij për blerje votash.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në një dalje të dytë urgjente për mediat, Meta i kërkoi llogari kreut të Prokruorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ai i drejtoi pesë pyetje, lidhur me vonesën e hetimeve. Meta pyeti pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të partisë Demokratike dërguar për kompetencë prej SPAK dhe pse Gazment Bardhi nuk është thirrur më herët.

    Presidenti i solli në vëmendje Kreshnik Ajazit se vëllai i tij kandidon për deputet si kandidat i PS në Elbasan, dhe e pyet nëse ndihet në konflikt interesi.

    (a.b;kle.mu)/dosja.al

    • 14:10

      Meta i drejton 5 pyetje Prokurorisë së Elbasanit: Pse janë vonuar hetimet, a ju vret ndërgjegja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit?

      5 pyetjet e drejtuara nga Presidenti Meta:

      1. Z. prokuror pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD? Pse z. Bardhi si kallëzues është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill.
      2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan.
      3. Pse duhet që z. Bardhi të paraqitet më 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve, dhe jo urgjentisht?
      4. Pse duhet z. Ajazi kjo vonesë kaq e madhe? A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandaidat i PS në Elbasan vëllai juaj? A ndiheni ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi? A keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni apo të transferoheni nga aty?
      5. Zotërinj prokurorë të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegjja, që ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në qytetin e Elbasanit, më 21 prill?

    • 12:31

      Meta UDHËZON votuesit e opozitës: Mos mbani para në xhep, mund t’ju akuzojnë për blerje votash

      Presidenti Ilir Meta, i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së të mos mbajnë para nëpër xhepa në mënyrë që të mos akuzohen sipas tij për blerje votash. “I bëj thirrje të gjithë simpatizantëve dhe votuesve të opozitës të mos mbajnë asnjë lek të vjetër një xhep se do t’i ndalojnë e do të thonë se u gjetëm lek në xhep dhe donin të blinin vota. Ndërsa për ata të Shkodrës e të Pukës që i kapi polici me kamera që blinin vota për palën tjetër, u mbyll dosja atje. Kështu që këto janë gjëra të vogla. Tani përgjegjësia për çdo ngjarje që ndodh bie mbi komisionerët, prokurorët, policinë. Ne nesër duhet të shkëlqejmë përpara botës si një popull që di ta vlerësojë votën e tij. Vetëm një pjesëmarrje masive dhe imazh paqësor do të bëjë të mundur që miqtë tanë të thonë Shqipëria eci përpara për të çelur negociata”, tha Meta.

    • 12:02

      Pyetet për qëndrimin e Yuri Kim, Meta: Presidenti i Shqipërisë nuk presionohet nga ata që flasin anglisht por mendojnë serbisht

      Presidenti Ilir Meta u pyet ditën e sotme në lidhje me qëndrimet e mbajtura nga ambasadorja Yuri Kim. Përballë gazetarëve, Meta tha se ka respekt për partnerët ndërkombëtarë mirëpo shtoi se nuk presionohet nga lobistët që flasin anglisht e që mendojnë serbisht për Shqipërinë.

      DEKLARATA: Atëherë lidhur me çështjen e Spakut e di që ata janë shumë të ngarkuar, po u bëj me dije të gjithë ambasadorëve të interesuar për krimin zgjedhor. Siç e dini ju presidenti i Serbisë ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë duke u shprehur që Lulëzimi është kukull i Berishës, Gjithë këto që po ndodhin në Kavajë dhe Elbasan ndodh që të përmbushet dhe të deformohet vullneti i popullit shqiptar duke përdorur policinë e partisë, Agaçi që ka bërë gjithë këto ligjet me porosi. Kjo gjë nuk do të ndodhë, kam respekt për të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i dua SHBA se na kanë frymëzuar për liri demokraci dhe na kanë angazhuar për tu integruar në BE dhje kjo gjë ka qenë ëndrra ime që student. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës asnjëherë. Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën. Nuk presionohet presidenti i Shqipërisë nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë. Jemi popull evropian

    • 11:49

      Ngjarja në Elbasan! Meta: PD kallëzoi 40 persona në SPAK, nëse prokuroria do të kishte vepruar në kohë nuk do kishte asnjë viktimë!

      Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme përballë gazetarëve se Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK 40 persona para ngjarjes së rëndë që ndodhi në Elbasan. Meta tha se nëse këto persona do ishin vënë përballë drejtësisë nuk do ndodhte masakra e Elbasanit, aty ku humbi jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë. Nëse prokuroria do të kishte vepruar në kohë, Meta shpreheet se nuk do të kishte ndodhur ngjarja e rëndë.

      DEKLARATA: Dhe ngjarja e Kavajës mund të kishte viktima. U mbush salla plot gjak. Në datën 7 prill PD,p ërfaqësuar nga Gazmend Bardhi ka paraqitur në prokurori një kallëzim penal. Sipas kësaj, PD i ka paraqitur SPAK një kerkesë kundrejt 40 shtetasve që kryenin krime zgjedhore. Nëse doni emrat, do shikoni se janë ato të të gjithë atyre që janë përfshirë në ngjarjen e 21 prillit në Elbasan. SPAK iu janë dashur katër ditë për ta protokolluar këtë shkresë. Prokuoria e Elbasanit, përmes shkresës ka thirrur Bardhin si përfaqësues për të dhënë shpjegime për kallëzime. Duket qartë se SPAK dhe prokuroria e Elbasanit që personat të mos hetohen para fushatës dhe zgjedhjeve në mënyrë që të zhvillonin aktivitetet kriminale. Prandaj ndodhi dhe konflikti. Cfarë provojën këto fakte, nëse prokuroria do të kishte vepruar në kohë nuk do kishte asnjë viktimë.

    • 11:41

      Masakra në Elbasan! Meta me tone të ASHPRA: Kërkoj urgjentisht zbardhjen e ngjarjes! Provat ishin aty, pse policia nuk ka reaguar?

      Presidenti Ilir Meta nisi konferencën për mediat duke komentuar masakrën që ndodhi pak ditë më parë në Elbasan. Meta tha se ende nuk është dhënë asnjë përgjigje për ngjarjen tragjike, e se duhet të zbardhet urgjentisht. Kreu i shtetit tha ndër të tjera se ka një vullnet të padukshëm për të shtyrë këtë proces pas zgjedhjeve.

      META: Dhe pse kanë kaluar orë nga ngjarja, nuk është dhënë asnjë përgjigje për ngjarjen tragjike që meriton të zbardhet urgjentisht. Përpara se të kemi ngjarje të tjera dhe të mos kemi asnjë ngjarje tjetër. Dhe pse dje kam ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje nga institucionet, këto të fundit prokuroria dhe policia nuk po veprtojnë. Ka një vullnet të padukshëm, kokfortë dhe kriminal për ta shtyre këtë proces pas zgjedhjeve. Provat kanë qënë atje, se kush ka qënë atje, në mes të Elbasanit duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve.

    3 Komente në “Meta mban konferencë në ditën e HESHTJES ZGJEDHORE! Presidenti: Kërkoj zbardhjen e masakrës së Elbasanit! PD kallëzoi 40 persona në SPAK, nuk ka asnjë përgjigje. Deklarata e FORTË për Yuri Kim

    1. Kush quhet heshtje zgjedhore?

    2. 😂😂😂😂😂Meta😂😂😂😂 ja dhjeu fushaten PD😂😂😂😂

    3. Heshtje zgjedhore quhet kur makinat plot me leke blejnë vota per P(idhin)(e) S(emes) ose karta identiteti per Landin (taulanrin) nga Librazhdi

    Shto Koment