Aktualitet

Ushtria Shqiptare në Panairin e Punës, në kërkim të rekrutëve me pagesë (VD)

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kanë ngelur kaq të zbrazëta, saqë detyrohen të shfaqen nëpër panairet e punës për të ofruar vende për rekrutë apo oficerë.
Featured image of article: Ushtria Shqiptare në Panairin e Punës, në kërkim të rekrutëve me pagesë (VD) Foto ilustruese

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kanë ngelur kaq të zbrazëta, saqë detyrohen të shfaqen nëpër panairet e punës për të ofruar vende për rekrutë apo oficerë.

Kjo praktikë është unikale në Botë pasi nuk ka rekorde të tilla në mbarë globin, që ushtria të dalë si prifti me bragac në rrugë e të kërkojë njerëz për të plotësuar repartet ushtarake me këdo që kërkon të sigurojë bukën e gojës.

Në vende të tjera vecse nga Shqipëria, tek ato që nuk e kanë shërbimin e detyruar suhtarak ashtu si ne, nuk operohet në këtë mënyrë që të plasësh në një cep të panairit, një oficer ushtarak në rolin e tellallit që të lusë njerëzit të vishen me uniformë ushtarake.

 

Ky rekord shënohet vetëm nën këtë qeverisje. Eksperienca botërore numrin e aplikantëve për në ushtri, nuk e nxjerr në pazar, por përmes metodave avancuese që i nënshtrohen aplikimeve në qendrat ushtarake e më pas ky proces kalon nëpër filtra e skualifikime të ndryshme.

Ndërsa praktika e Ushtrisë së Olta Xhackës, është se edhe Forcat e Armatosura, i konsiderojnë vende pune duke rritur kësisoj artificialisht volumin e vendeve të “lira” të punës sipas citimit të “famshëm” të Edi Ramës “punë ka por ska profesionistë”.

Marrë nga JuguNews 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment