Aktualitet

E paplasur! Gjendet një predhë luftarake në fshatin Peshkëpi në Vlorë, banorët në panik, dyshohet se është e Luftës së Dytë Botërore

Ajo është gjetur në afërsi të tokave bujqësore. 
Featured image of article: E paplasur! Gjendet një predhë luftarake në fshatin Peshkëpi në Vlorë, banorët në panik, dyshohet se është e Luftës së Dytë Botërore Predha ne Vlore

VLORË– Banorët e fshatit Peshkëpi në Vlorë kanë gjetur ditën e sotme një predhë. Bëhet e ditur se predha është e rrezikshme pasi është e paplasur. Predha e cila është 1,5 metra e gjatë, dyshohet se është e Luftës së Dytë Botërore.

Ajo është gjetur në afërsi të tokave bujqësore, aty ku banorët e zonës punojnë çdo ditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani, as policia dhe as forcat xheniere nuk kanë mbërritur ende në zonë për të bërë të mundur largimin e saj nga vendi ku ndodhet.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment