Aktualitet

“E papërfillshme, përdoret për propagandë”/ Plas keq në studio, Vargu-Kojës: Nuk vaksinoni pleqtë se nuk votojnë majtas. Ish-ministri: Ore zotëri, a je i kënaqur?

Vargu shtoi më tej se vaksina po përdoret edhe për propagandë e qëllime elektorale. Mjeku tha se fillimisht është deklaruar se do të vaksinoheshin të moshuarit pas mjekëve ndërsa tani reuzlton ndryshe.
Featured image of article: “E papërfillshme, përdoret për propagandë”/ Plas keq në studio, Vargu-Kojës: Nuk vaksinoni pleqtë se nuk votojnë majtas. Ish-ministri: Ore zotëri, a je i kënaqur? Foto nga studio

TIRANË– Mjeku Petrit Vargu dhe ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja janë përplasur keq mbrëmjen e sotme. Teksa diskutonin në “Open” për vaksinat anti-Covid në Shqipëri, Vargu tha se 500 mijë dozat që janë premtuar të vijnë në Shqipëri janë një shifër totalisht e papërfshillshme.

Vargu shtoi më tej se vaksina po përdoret edhe për propagandë e qëllime elektorale. Mjeku tha se fillimisht është deklaruar se do të vaksinoheshin të moshuarit pas mjekëve ndërsa tani reuzlton ndryshe.

Ndërsa Koja tha se fillimisht mjeku duhet të jetë i kënaqur që ka ardhur vaksina e më pas të shohë votat majtas e djathtas.

Pjesë nga debati:

Vargu: Po përdoret vaksina për propagandë dhe për qëllime elektorale.

Koja: Po çfarë propaganda po thua more zotëri.

Vargu: Nuk keni një strategji konkrete. Në fillim thatë që do ishin pleqtë ata që do vaksinoheshin pas mjekëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koja: Kur nuk vaksinon ushtarët që shkojnë në luftë si do e fitosh betejën? Janë mjekët, mësuesit dhe policët që janë kontaktet e para.

Vargu: Këto janë vendime politike.

Koja: E ka vendosur komiteti teknik e ekspertëve.

Vargu: Vendim për qëllime elektorale. Nuk merrni në konsideratë pleqtë se e dini se sa votojnë majtas ata po lërini këto…

Koja: Ore se s’më the a je i kënaqur njëherë që po vjen vaksina apo jo, këtë më thuaj, pastaj lëri kush voton majtas e djathtas.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment