Bota

E pabesueshme! Shpërthen bankomati, humb jetën 24-vjeçari, që ia vuri vet bombën

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ndërsa policët janë shprehur se ai ishte pjesë e një rrjeti të kordinuar, që sulmuan 30 makineri bankomati në të gjithë qytetin, në vetëm dy ditë.
Featured image of article: E pabesueshme! Shpërthen bankomati, humb jetën 24-vjeçari, që ia vuri vet bombën Pamje nga vendi i ngjarjes

FILADELFIA- Një ngjarje e rëndë po aq e pabesueshme  ka ndodhur në Filadelfia, pasi një grabitës ka humbur jetën gjatë një shpërthimi të një bankomantit. Mediat bëjnë me dije se 24-vjeçari e kishte vendosur vet ekspozivin dhe aksidentalisht ka shpërthyer kur ai ishte i pranishëm.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ndërsa policët janë shprehur se ai ishte pjesë e një rrjeti të kordinuar, që sulmuan 30 makineri bankomati në të gjithë qytetin, në vetëm dy ditë.


I riu emri i të cilit nuk është bër publik ishte përpjekur që ta hapte makinerinë me eksploziv, ndërkohë që eksplozivi i ra në tokë dhe shpërtheu, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, djegie të shkallës së tretë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetoi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia tha se momenti i shpërthimit është filmuar live dhe se nuk mundi ta shkatërrojë bankomatin.

Burimi:dailymail.

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment