BotaVirale

E pabesueshme ! Gruaja përdori kontraceptiv për të mos mbetur shtatzënë, foshnja lind me spirale në dorë (FOTO)

Fotot e publikuara nga mediate huaja të të cilat tashmë janë bërë virale shihet se si fëmija me sy mbyllur shtërngon fort pajisjen.
Featured image of article: E pabesueshme ! Gruaja përdori kontraceptiv për të mos mbetur shtatzënë, foshnja lind me spirale në dorë (FOTO) Foshnja me spirale ne dore

VIETNAM- Një foshnjë në Spitalin Ndërkombëtar Hai Phong ka lindur duke mbajtur në dorë një spirale  formë T  të cilën nëna e tij kishte përdorur në një përpjekje të dështuar për të parandaluar shtatzëninë. Mësohet se nëna e tij kishte dy fëmijë të tjerë në kohën kur ka ngelur shtatëzënë.

Bebja

Fotot e publikuara nga mediate huaja të të cilat tashmë janë bërë virale shihet se si fëmija me sy mbyllur shtërngon fort pajisjen.

“Pas lindjes, mendova se mbajtja e pajisjes ishte diçka interesante, kështu që bëra një fotografi. Asnjëherë nuk kam menduar se do të marrë kaq shumë vëmendje,” tha mjeku Tran Viet Phuong.

Foshnja

Djaloshi i shëndetshëm ka lindur me peshë 3.2 kg dhe të dy, nëna dhe foshnja po monitorohen në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

IUD, e njohur zakonisht si spirale me tela bakri të mbështjellë me plastikë, futet në mitër nga mjekët dhe është 99 % efektive. Pajisja mund të mbahet  për pesë vite ose më shumë dhe një grua mund të mbetet shtatzënë sapo ajo të hiqet. Në rast se një grua me një IUD mbetet shtatzënë, këshillohet heqja për shkak të rritjes së shansit për abort.

Burimi:TheSun 

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment