PolitikeVirale

E nisi me hov të madh…Erion Braçen e presin surpriza, shkon për inspektim te ‘Bujqësia’, s’gjen as ministrin në zyrë

Zv.kryeministri Erion Braçe ka nisur inspektimet në ministri. E para që iu nënshtrua këtyre kontrolleve ishte ajo e Bujqësisë. Edhe pse Braçe shkoi për inspektim, nuk gjeti në zyrë as ministrin Blendi Çuçi
Featured image of article: E nisi me hov të madh…Erion Braçen e presin surpriza, shkon për inspektim te ‘Bujqësia’, s’gjen as ministrin në zyrë Erion Braçe dhe Blendi Çuçi

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe që prej momentin kur u zgjodh në këtë post, njoftoi kontrolle “blic” në të gjitha zyrat e administratës në çdo qark, nga veriu në jug.

Të famshme u bënë reprezalet e Braçes, i cili kur nuk gjente në punë punonjësit e shtetit thërriste në mbledhje drejtorët e tyre, ku edhe iu bënte “dush të ftohtë”.

Pasi kontrolloi dhe pa me sytë e tij punën në çdo administratë publike në vend, Braçe vendosi që inspektimet t’i vijonte edhe në çdo ministri.

Si deputet i një qarku që bujqësinë e ka të vetmin burim të ardhurash (Lushnje), Braçe i nisi kontrollet tek ministria e Blendi Çuçit. 

Edhe nëse ka vënë re ndonjë parregullsi, Braçe s’ka pasur askënd, të cilit të bëjë “dush të ftohtë” pasi në orën 8:00 të mëngjesit, ministri i Bujqësisë nuk ndodhej në zyrën e tij. 

Çuçi me siguri ka qënë në ndonjë rreth të vendit, duke inspektuar edhe ai prodhimet bujqësore prandaj edhe Braçe i ka kursyer reprezalet.

Presim inspektimin e radhës…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment