Aktualitet

“E ngacmonte që në klasën e gjashtë, i jepte karamele”/ Flet babai i 15-vjeçares që u përdhunua nga roja i shkollës: Më iku zari, videot dolën para 6 muajsh, i thoja nuses së tij që të ruante burrin

Edmond Thanasaj tregon dyshimet që kishte pasur se Doku e ngacmonte të bijën dhe paralajmërimin që i kishte bërë si bashkëshortes ashtu edhe djalit të tij. Thanasaj tregon se 65-vjeçari ua tregonte videon intime shoqërisë së tij, për të bërë gangsterin.
Featured image of article: “E ngacmonte që në klasën e gjashtë, i jepte karamele”/ Flet babai i 15-vjeçares që u përdhunua nga roja i shkollës: Më iku zari, videot dolën para 6 muajsh, i thoja nuses së tij që të ruante burrin Edmond Thanasaj

Kamëz- 4 persona ranë në pranga fundjavën që sapo lamë pas, për abuzim seksual me një 15-vjeçare në Tiranë. Në qendër të ngjarjes së rëndë qëndronte 65-vjeçari Abaz Doku, roja i shkollës në Babrru, ku vajza studionte. Abuzimin me të miturën e kishte filmuar dhe më pas videon ua kishte dhënë tre personave të tjerë, të moshës 20, 16 dhe 15 vjeç. Këta të fundit, nën kërcënimin se do ta publikonin videon, e kishin detyruar 15-vjeçaren që të kryente gjithashtu marrëdhënie seksuale me dhunë me ta.

Në një rrëfim ekskluziv për gazetaren e Klan Plus, Aida Topalli babai i vajzës tregon se abuzimin me të bijën e kishte marrë vesh nga fqinjët. Edmond Thanasaj tregon dyshimet që kishte pasur se Doku e ngacmonte të bijën dhe paralajmërimin që i kishte bërë si bashkëshortes ashtu edhe djalit të tij. Thanasaj tregon se 65-vjeçari ua tregonte videon intime shoqërisë së tij, për të bërë gangsterin.

Kur ka nisur abuzimi i vajzës tuaj?

Që në klasë të 6, ka qenë në fillore, më pas në vit të parë gjimnaz. I thoja nuses së tij, o zonje ruaje burrin se më ngacmon (vajzën). Jo po vajza është e vogël… I thoja dhe djalit të vet, babai i jot i fërshëllen bilbila, karamele… Jo më thoshte…

Kur ju ka treguar vajza?

Ma tha nusja. Erdhën videot… para nja 6 muajsh. E kisha 100 përqind që ka kryer marrëdhënie sepse janë të gjitha të dokumentuara… në telefon. I tha pastaj fshiji se do më vrasë babai. I thashë që kam marrë vesh që ke shkuar me atë plakun. Jo babi më tha. Kam marrë vesh i thashë, më ka thënë dynjaja, ky komshiu këtu…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pra ju e keni marrë vesh nga fqinjët?

6 muaj. Është e vërtetë, e pyeta? Nuk më tregonte, kishte frikë. I thashë nuses zbërtheje gocën, sepse kështu-kështu kam dëgjuar. Ia kishte treguar videon një komshiu aty të kafja. Duke bërë gangsterin, sepse prapa për të më ulur mua si prind, ia çonte videot shoqërisë, gjithë babrronjësve. Si e si për të më ulur mua, apo për të treguar veten si gangster…nuk e di.

A besoni se drejtësia do të bëjë gjënë e duhur?

Nuk e di… do t’ia le drejtësisë. Mua më ka ikur truri, zari… po nuk mori vendim qeveria unë, e di po qe i martuar apo e ke vajzë vetë, ose motër.

Marrë nga TV Klan 

Shto Koment