Showbiz

“E ndjekin 12-vjeçarët”/ Enca Haxhia ‘ndez’ sherrin me Roza Latin: Duan thjesht vëmendje për lajm, nuk ua jap këtë kënaqësi

Enca është shprehur se nuk do i japë kënaqësinë që moderatorja të bëhet lajm.
Featured image of article: “E ndjekin 12-vjeçarët”/ Enca Haxhia ‘ndez’ sherrin me Roza Latin: Duan thjesht vëmendje për lajm, nuk ua jap këtë kënaqësi Enca Haxhia dhe Roza Lati

Tiranë- Sërish përplasje mes Enca Haxhias dhe Roza Latit, nuk mungojnë kunjat me njëra-tjetrën. Në emisioni “Prive” Enca preferoi të mos e komentojë gjatë sherrin me Rozën, por theksoi se nuk i jep kënaqësinë që të bëhet lajm.

“E vlerësoj punën e gjithkujt dhe nuk do doja kurrë të kapesha me një femër. Kur dikush përpiqet të hedhë baltë mbi punën time, do flas, por në raste të tilla kur duan thjesht vëmendje për një lajm, as nuk e marr mundimin të flas. I uroj kujtdo gjithë të mirat. Madje dëshiroj që këtë vit mos të vazhdoj asnjë situatë negative. I kam lënë të gjitha sherret, zënkat, keqkuptimet që kanë ndodhur. Kushdo që i ka ngelur qejfi me diçka, thjesht të më shkruajë dhe do i tregoj që unë kam vetëm energji pozitive” – u shpreh Enca.

Ndërsa pak ditë më parë, në të njëjtin emsion Roza Lati thumboi Encën, pasi u shpreh se asnjëherë nuk do ta ftonte në emision mbretëreshën e Instagramit, që e ndjekin 12-vjeçarët. “Njërën që e ndjekin 12-vjeçarët, e kupton vetë ajo, që mos t’i japim rëndësi.”, u shpreh ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjithë tashmë janë në dijeni të sherrit që një vit më parë shpërtheu mes këngëtares Enca Haxhia dhe moderatores Roza Lati. Kur kjo e fundit kishte të ftuar në studio modelen Trejsi Sejdini dhe kjo e fundit tha se Encën nuk e ngre askush në ‘krik’. Roza menjëherë qeshi. Por nuk kanë munguar edhe reagimet e Encës ndaj Latit, ku është shprehur se me këtë të fundit nuk do të bashkëpunonte asnjëherë. Dy vajzat mesa duket nuk flasin ende me njëra-tjetrën.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment