Rajoni

“E nderuar Sherife”, Lushtaku tall në Kuvend kryeparlamentaren/ Përgjigjet ashpër Osmani: Mësoni se çfarë do të thotë shprehja…

Në fjalën e tij hyrëse ai i është drejtuar duke i thënë “e nderuar zonja Sherife Osmani” e më pas ka vazhduar me pyetjet për Avdullah Hotin rreth dialogut. Menjëherë pasi ai ka mbaruar fjalinë e parë ,Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur Lushtakut, duke i thënë se duhet ta mësojë se çfarë do të thotë shprehja “There is a new sheriff in town”.
Featured image of article: “E nderuar Sherife”, Lushtaku tall në Kuvend kryeparlamentaren/ Përgjigjet ashpër Osmani: Mësoni se çfarë do të thotë shprehja… Mergim Lushtaku dhe Vjosa osmani

KOSOVË– Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ditën e sotme gjatë fjalimit të tij në Kuvend është tallur me kryetaren e Kuvendit pasi kjo e fundit ditën e djeshme gjatë debatit që ka pasur me deputetin e LDK-së, Kujtim Shala ka përdorur shprehjen “There is new sherif in Town” (shqipëruar: Shtëpia ka zot!).

Në fjalën e tij hyrëse ai i është drejtuar duke i thënë “e nderuar zonja Sherife Osmani” e më pas ka vazhduar me pyetjet për Avdullah Hotin rreth dialogut. Menjëherë pasi ai ka mbaruar fjalinë e parë ,Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur Lushtakut, duke i thënë se duhet ta mësojë se çfarë do të thotë shprehja “There is a new sheriff in town”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Z.deputet nuk është që ofendimet më lënë përshtypje, por nuk i marrë si të tilla. Ju duke tentuar të më ofendonit mua, duke më quajtur Sherife, duke më quajtur me atë emër si diçka të keqe, ka shumë Sherife në Kosovë dhe mund të jenë nëna e gratë të dikuja. Unë do të prisja nga ju si deputet të ri që të mësoni për Amerikën. Po ju tregoj pra meqë s’po e dini çfarë do të thotë shprehja “there is a neë sheriff in toën”, mund ta gjeni edhe në arkivat e Shtëpisë së Bardhë. S’ka të bëjë me polici, por do të thotë që ka ardhur një autoritet i ri”, ka thënë Osmani.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment