Politike

E motra iu përjashtua, Kiri Hajdari në protestë, jep mesazhin: Kemi zgjedhur rrugë të ndryshme, qëllimi i njëjtë

Kiri Hajdari shprehet se, pavarësisht faktit se me Rudinën kanë zgjedhur rrugë të ndryshme, qëllimi është i njëjtë, fitorja e opozitës.
Featured image of article: E motra iu përjashtua, Kiri Hajdari në protestë, jep mesazhin: Kemi zgjedhur rrugë të ndryshme, qëllimi i njëjtë Rudina Hajdari dhe vëllai i saj, Kiri Hajdari

TIRANË- Djali i madh i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, ishte i pranishëm në protestën e opozitës, e cila u zhvillua sot para Parlamentit.

Pavarësisht se motra e tij, Rudina Hajdari refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetes, ndryshe nga vendimi i marrë nga grupi parlamentar i partisë që përfaqëson, vëllai i saj ka zgjedhur të protestojë, duke qëndruar pranë liderit demokrat, Lulzim Basha.

Në një postim në ‘Facebook’, Kiri Hajdari shprehet se edhe pse me Rudinën, kanë zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi mbetet përherë i njëjtë, fitorja e opozitës.

Sipas Kiri Hajdarit, protesta e sotme ishte simbol i uraganit opozitar dhe mbi të gjitha revoltës se të gjithë shqiptarëve.

Postimi i plotë i Kiri Hajdarit

Miq të dashur protestues

Protesta e sotme ishte simbol i uraganit opozitar dhe mbi të gjitha revoltës se të gjithë shqiptarëve.

Besimi dhe shpresa se, Rama i ka ditët e numëruara, është me e gjallë se kurrë.

Ndihem krenar dhe plot shpres që jam pjesë e kësaj kauze mbarë kombëtare: rrezimit te qeverisë dhe këtij parlamenti, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetem me një qeverisje të zgjedhur me vullnet të lirë nga shqiptarët, vendi do ringrihet dhe do ti hapen dyert për integrimin evropian.

Un çdo ditë, do vazhdoj të jem në radhët e protestës sepse kjo nuk është vetëm kauzë e PD,  kjo është kauzë për kombin.

Familja jone i ka rrënjët në këtë besim, në Shqipërinë demokratike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Miq

Edhe pse me Rudinën kemi zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi mbetet përherë i njëjtë. Fitore e opozitës si e vetmja forcë kombëtare që punon për interesat e shqiptarëve dhe jo për pushtet të një grupi njerëzish pa ideale.

Unë jam i bindur fort se NE, fëmijët e themeluesit të Partisë Demokratike, kurrë nuk lëshojmë nga parimet dhe vlerat që ai na brumosi që të vegjël dhe që na udhëhoqën gjatë jetës. Besimin tek mrekullia e lirisë, tek të drejtat njerëzore dhe mosdorëzimin deri në fitoren e tyre.

Nuk mund të ketë vend kurrsesi për dyshimin më të vogël “mbi shkëmbim favoresh personale apo familjare ” pas zgjedhjes politike të Rudinës, sikurse nuk ekziston asnjë imponim, asnjë urdhër, pas zgjedhjes sime, për të protestuar me opoziten, jashtë parlamentit.

Unë gjithmone do e mbështes familjen time, sepse politika nuk mund të hyje në lidhjen e shenjtë qe ka krijuar Zoti brenda një konaku .

Prandaj demokracia, për të cilën protestojmë është e mira me e  madhe për njerëzit, idealja për shoqeritë e lira,  sepse secili zgjedh vetë rrugën që mendon se është me e duhur per të.

Do jem në krah të Liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me besim të plote se, vetem me reformat e qeverisë demokratike, Shqipëria do të ringrihet fort dhe do të jetë pjesë e familjes europiane.

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. (Lexo këtu)Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndarë.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment