Aktualitet

Kishte shenja koronavirusi/ E mbështjellë me shall, e moshuara shkon vetë në këmbë tek Infektivi, e pret mjekja si ‘austronaute’

FOTO
Mësohet se ajo ka pasur shenjat e covid-19 dhe ka zgjedhur që të shkojë vetë në spital, ndërsa para duket që i del një mjekë, e cila është e veshur me kostumin special.
Featured image of article: Kishte shenja koronavirusi/ E mbështjellë me shall, e moshuara shkon vetë në këmbë tek Infektivi, e pret mjekja si ‘austronaute’ E moshuara
Përditësuar:

TIRANË- Një e moshuar ka shkuar me këmbët e saj tek spitali Infektiv në Tiranë për të marrë kujdesin mjekësore. E moshura është filmuar teksa hynte në Infektiv, e gjitha e mbuluar me një shall.

Mësohet se ajo ka pasur shenjat e covid-19 dhe ka zgjedhur që të shkojë vetë në spital, ndërsa para duket që i del një mjekë, e cila është e veshur me kostumin special.

Deri më tani nuk dihet gjendja e të moshuarës apo nëse ajo është infektuar në të vërtetë me koronavirus. Pritet që Ministria e Shëndetësisë të dalë sërish në një deklaratë ditën e sotme për të përditësuar bilancin në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria  e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat.  Kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment