Aktualitet

E moshuara nga Vlora humbi jetën nga koronavirusi/ Arkëmorti shkon në banesë, pranë saj vetëm bashkëshorti, s’i hapen dyert e mortit

E moshuara ishte bashkëshortja e dytë e 75-vjeçarit ndërsa pak ditë më parë ata ishin kthyer nga Milano, qytet ku jeton djali i të moshuarit. Gruaja pritet të varroset në një fshat të Fierit, pas kërkesës së të afërmve të saj për ta varrosur atje.
Featured image of article: E moshuara nga Vlora humbi jetën nga koronavirusi/ Arkëmorti shkon në banesë, pranë saj vetëm bashkëshorti, s’i hapen dyert e mortit Foto ilustruese

VLORË– Nuk hapen dyert e mortit për 72-vjeçaren nga Vlora që humbi jetën për shkak të koronavirusit dhe në banesë nuk ka asnjë veç bashkëshortit të saj.

E moshuara ishte bashkëshortja e dytë e 75-vjeçarit ndërsa pak ditë më parë ata ishin kthyer nga Milano, vend ku jeton djali i të moshuarit. Gruaja pritet të varroset në një fshat të Fierit, pas kërkesës së të afërmve të saj për ta varrosur atje.

Ndërsa bashkëshorti ëshrë në pritje për të bërë sërish testin për një infektim të mundshëm me koronavirus, pasi analiza e para i rezultoi negative. Që prej kthimit ai ka qëndruar i mbyllur dhe nuk ka shfaqur probleme me shëndetin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndryshe nga ai, e ndjera ishte në gjendje të rëndë dhe nga urgjenca e Vlorës u nis menjëherë në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(K.M/DOSJA.AL)

Shto Koment